Archive | Me syrin e zemres

Respekti ndaj prindërve

Vazhdon transmetimin LIVE për çdo ditë emisioni “Me syrin  e zemrës” duke u kthyer një hapësire diskutimi  përmes trajtimit të temave fetare e sociale. Në emisionin e radhës më 5 gusht u fol mbi respektin ndaj prindërve, mbi rëndësinë që fëmijët duhet t’u kushtojnë atyre, ashtu sikurse ata janë kujdesur për fëmijët.

Të ftuarit, sociologu Genti Kruja dhe studiuesja Jolanda Lila, kanë folur përreth një orë, dukë vënë në dukje problemet e familjes së sotme shqiptare, bazuar mbi raportin prind-fëmijë dhe duke sqaruar nevojën që ka prindi për përkujdesen e fëmijëve.

Sociologu Kruja, nënvizoi se në kohën kur bota ka ecur dhe ka njohur zhvillime marramendëse, vihet re një zbehje e normave të moralit dhe mungesë transparence në raportet prindër-fëmijë. “Dijetaret thonë se prindërit janë të parat qenie që duhet t’i respektojë njeriu. Kush e lë mangët respektin për ta, quhet se ka kundërshtuar Zotin. Kush i trajton keq ata, herët a vonë ka për t’iu nënshtruar vetë trajtimit të keq.”, u shpreh mes të tjerash zoti Kruja.

Ndërsa zonja Lila theksoi se “Nga dita kur njeriu fillon të ekzistojë si një qenie ende e vogël, zhvillohet vazhdimisht si një barrë në supet e prindërve. Lidhur me këtë, është krejt e pamundur të përcaktohet e vlerësohet thellësia e dhembshurisë qoftë e nënës, qoftë e babait ndaj fëmijës, kufiri i shqetësimeve që heqin ata. Nisur nga kjo, respekti për ta është jo vetëm një detyrim njerëzor, por edhe një detyrë që duhet kryer.”

Ndërkohë, familja është elementi thelbësor i shoqërisë. Sa të respektuar të jenë pjesëtarët e familjes ndaj të drejtave dhe detyrave të njeri-tjetrit, aq e shëndoshë është shoqëria. Ndryshe është e kotë t’i kërkosh në shoqëri, dhembshurinë dhe respektin e humbur në Familje.

Emisioni “Me syrin e zemrës” transmetohet çdo ditë (Live) në RTV Ora News në orën 19:00,  ritransmetohet në Channel One  në orën 20:00 dhe në Ora News në orën 04:00 të mëngjesit, si dhe në faqen e internetit www.ora-news.com në kohë reale. Gjithashtu ai mund të ndiqet live edhe përmes valëve të Radio Ora News 96.7 Mhz.

/Drita Islame/

Posted in Cdo gje rreth Ramazanit, Me syrin e zemres, RamazanComments Off on Respekti ndaj prindërve

Sporti dhe Besimi

Sporti dhe Besimi ishte tema e radhës (6 gusht 2012) në emisionin “Me syrin e zemrës”.

Futbollistët Ilion Lika dhe Gilman Lika, kanë treguar historinë e tyre se si kanë filluar të praktikojnë ritet islame dhe se si arrijnë t’i zbatojnë ato në kushtet e lodhshme të punës së tyre. Futbollistët e Tiranës u shprehën se besimi dhe praktikimi i riteve të fesë islame është pjesë e jetës së tyre që fëmijë.

Portieri Ilion Lika u shpreh se “në çdo moment njeriu ka nevojë për Zotin, edhe kur jemi mirë duhet të lutemi, por edhe kur jemi keq, Zoti nuk duhet harruar asnjëherë.”

Ndërsa mesfushori Gilman Lika u shpreh se “e vetmja gjë që më bën të ndihem i plotësuar është besimi në Zot dhe praktikimi i riteve, si agjërimi e falja e namazit.”

Ata agjërojnë në këtë muaj të nxehtë të vitit edhe pse kanë çdo ditë stërvitje dhe ndeshje, pasi për ta besimi është gjithçka dhe nuk munden kurrsesi të lënë agjërimin, çfarëdolloj arsye qofshin këto.

Ndërsa basketbollisti Afrim Bilali në një intervistë ekskluzive për emisionin “Me syrin e zemrës”  u shpreh se islami është sistemi i tij i jetesës, pa të cilin nuk jeton dot. “Unë falem, agjëroj, praktikoj islamin. Gjithçka e vendos në funksion të besimit. Edhe ditën time e organizoj në mënyrë të tillë që të kem kohë për të realizuar detyrat që feja jonë na urdhëron”, tha ai.

Sportistët gjithashtu konfirmuan faktin se tashmë edhe trajnerët apo edhe klubet ku ata bëjnë pjesë i kanë krijuar lehtësira në mënyrë që të kenë agjërim sa më të lehtë.

Në përfundim të emisionit futbollistët dhanë mesazhin se besimtarët myslimanë që mund të jenë larguar disi nga praktikimi i riteve, t’i kthehen atyre pasi asgjë nuk është e pamundur, me ndihmën e zotin gjithçka mund të realizohet.

Muaji i Ramazanit në mesin e besimtarëve myslimanë, që në Shqipëri janë të shumtë, ka prekur edhe sportistët. Janë futbollistët ata që janë më shumë që agjërojnë, por ka edhe nga sporte të tjera. Një numër i madh lojtarësh në kampionatin tonë të futbollit, të besimit islam, janë tepër të ndjeshëm ndaj fesë së tyre, e kësisoj në këtë muaj të nxehtë edhe pse janë të angazhuar në lojë, ata agjërojnë. Ka nga ata që e kanë përballuar dhe që nuk  e kanë prishur  agjërimin, por ka edhe nga ata që nuk kanë mundur të agjërojnë dot gjithë muajin, por vetëm disa ditë.

 Emisioni “Me syrin e zemrës” transmetohet çdo ditë (Live) në RTV Ora News në orën 19:00,  ritransmetohet në Channel One  në orën 20:00 dhe në Ora News në orën 04:00 të mëngjesit, si dhe në faqen e internetit www.ora-news.com në kohë reale. Gjithashtu ai mund të ndiqet live edhe përmes valëve të Radio Ora News 96.7 Mhz.

/Drita Islame/

Posted in Cdo gje rreth Ramazanit, Me syrin e zemres, RamazanComments Off on Sporti dhe Besimi

ME SYRIN E ZEMRES, surpriza e Ramazanit 2011

“Me syrin e zemrës” vijon transmetimin e tij të përditshëm në Radio-televizionin “Ora News”, duke u bërë kështu një shoqërues i pandarë për myslimanët dhe qytetarët shqiptarë në këtë muaj begatie e mirësie.

Read More

Emisioni i dt. 14 gusht ka sjellë në studio nënkryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Gazmend Aga dhe z. Demirel Bojaxhiu. Tema “Zekati” ishte në fokusin e bashkëbisedimit të moderatorit Ramadan Çipuri me të ftuarit e radhës.

Z. Aga pasi bëri një përkufizim të zekatit si shtyllë e fesë, sqaroi se ky rit ka qenë i njohur edhe në kulturat e tjera religjioze. Ndër të tjera, ai theksoi se besimi plotësohet dhe merr formë nëpërmjet zbatimit të kësaj skeme tepër të rëndësishme sociale që siguron të mira për individin që e jep, por edhe për shoqërinë ku jepet.

Ndërsa z. Bojaxhiu, me gjuhën e specialistit të ekonomisë, shpjegoi se dhënia e zekatit krijon një çlirim të ekonomisë në treg, duke mbjellë optimizëm tek njerëzit. Krahas vlerave humane, sipas tij, zekati përbën edhe një plus të mirëqenies njerëzore.

Në vijim z. Aga përmendi se adhurimet në Islam janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Në Kur’an vërehet se namazi vjen gjithmonë i përmendur paralelisht me zekatin. Kjo do të thotë se të gjitha obligimet që Zoti vendosi për njeriun janë të ndërthurura me jetën e tij dhe sigurisht në dobi dhe në interes të së mirës së përgjithshme.

Gjatë bisedës është folur edhe për sadakanë e fitrit, e cila i paraprin festës së Bajramit. Edhe pse në sasi më të vogël sesa zekati, sipas të ftuarve, ajo ka efektet e saj. Kështu, edhe pse Zoti ka obliguar zekatin për të pasurit, ai u ka dhënë mundësinë edhe atyre me të ardhura mesatare që të ndihen të dobishëm në kontributin e tyre për shoqërinë.

Në fund, z. Gazmend Aga dhe z. Demirel Bojaxhiu u bënë thirrje myslimanëve që të japin në emër dhe për hir të Zotit, duke synuar bashkimin e zemrave dhe shkrirjen e akujve mes shtresave shoqërore.

Ditën vijuese, dy të ftuarit e moderatorit z. Ramadan Çipuri ishin z. Dorian Demetja dhe z. Nasuf Hoxha me temën “Morali dhe besimi”. Në pikëpamje teologjike ata trajtuan e shpjeguan me qartësi vlerat dhe rëndësinë e moralit islam, si cilësi e profetëve dhe njerëzve të ruajtur e të dashur të Zotit.

Duke i ilustruar fjalët e tyre me argumente nga Kur’ani dhe thëniet e Profetit Muhamed (a.s.), i cili përfaqëson gradën më të lartë të moralit, teologët theksuan se pikërisht besimi i shoqëruar me moral garanton lumturinë e njeriut në të dy jetët.

Në këtë kontekst, shpjegimet e tyre ishin një trupëzim i porosive plot urtësi të Kur’anit dhe përcaktimeve profetike me vlera mbi moralin.

“Drejtësia në shoqëri” ka qenë një temë tjetër e diskutuar në emisionin “Me syrin e zemrës”. Të ftuar në emisionin e radhës ishin Prof. Dr. Gjergj Sinani dhe Redin Quku, shef i departamentit të filozofisë në Universitetin e Tiranës, ndërsa i dyti myfti i Durrësit.

Prof. Sinani për drejtësinë u shpreh se ajo ka qenë dhe mbetet tema më e diskutuar. Duke u fokusuar në përkufizimin që filozofët e vjetër dhe korifenjtë e dijes kanë dhënë për drejtësinë, z. Sinani tha se drejtësia është harmonia e shpirtit, apo thënë ndryshe, balanca që vendoset mes trupit dhe shpirtit.

Ndërsa teologu Quku erdhi me konkluzionin se drejtësia konsiston në atë që atë t’i japësh gjithkujt atë që meriton. Myftiu në këtë kontekst citoi ajetin e Kur’anit ku Zoti urdhëron për drejtë

Posted in Me syrin e zemres, RamazanComments Off on ME SYRIN E ZEMRES, surpriza e Ramazanit 2011

ME SYRIN E ZEMRES, cdo dite me shqiptaret ne Ramazan

Emisioni “Me syrin e zemrës” vijon transmetimet e tij maratonë në radiotelevizionin Ora News me tema interesante dhe të ftuar të spikatur në pjesën e mbetur të muajit të adhurimit dhe amnistisë hyjnore.

Read More

Seria e emisioneve “Me syrin e zemrës” ka vijuar të mërkurën e dt. 12 gusht me temën “Intelektualët besimtarë dhe Shqipëria”. Të ftuar ishin historianët Agim Bardhi dhe Hasan Bello, të cilët u përpoqën të jepnin një panoramë përmbledhëse të kontributit të klerit mysliman në dobi të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Z. Agim Bardhi, njohës i mirës i kësaj periudhe, theksoi se kontributi i klerit mysliman është i gjithanshëm. Ai përfshin periudha të rëndësishme duke filluar që me Lidhjen e Prizrenit, mbledhja e së cilës u bë në xhaminë Bajrakli, për të vazhduar me Kongresin e Manastirit e deri tek përpjekjet e vazhdueshme që sollën si rezultat mëvetësinë e Shqipërisë në vitin 1912.

Ndër figurat e klerit mysliman z. Bardhi veçoi Haxhi Vehbi Dibrën, pjesëmarrës aktiv dhe nënshkrues i aktit të Pavarësisë. Si një figurë e plotësuar intelektuale ai do të zgjidhej kryetar i Senatit të qeverisë së formuar nga Ismail Qemali dhe më vonë do t’i besohej posti i Kryetarit të parë të Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Ndërsa studiuesi i pasionuar, doktorant në histori, Ma. Hasan Bello, konkludoi se kontributi i klerit mysliman për vetë situatën dhe rrethanat të cilat kalonte vendi, ishte me rëndësi jetike. Z. Bello përmendi Hafiz Ali Korçën, Hafiz Ibrahim Dalliun etj, dy figura qendrore të asaj periudhe, të cilët dhanë një ndihmesë të çmuar për zhvillimin e arsimit, kulturës dhe për çështjen kombëtare në tërësi.

Një pikë tjetër interesante e bisedës ishte periudha e komunizmit në Shqipëri. Të ftuarit kujtuan se i pari intelektual që i shpalli luftë komunizmit ishte Hafiz Ali Korça me librin e tij “Bolshevizma a çkatërrimi i njerëzimit”, ku autori tregon thelbin e komunizmit duke argumentuar se ai godet jo vetëm trupin por dhe shpirtin e njerëzve.

Në vazhdim u theksua se qysh para çlirimit, komunistët ekzekutuan një numër të konsiderueshëm intelektualësh, ekzistencën e të cilëve e shihnin si rrezik permanent. Disa vite më pas ata dolën me parullën se feja është faktor denigrues për individin dhe shoqërinë dhe se shkaku i prapambetjes kombëtare janë fetë dhe faktorë kryesorë klerikët.

Sipas historianëve myslimanë, lufta ndaj klerit vazhdoi edhe në burgje. Edhe aty fanatikët e regjimit kërkonin t’i provokonin. Në një qeli fusnin hoxhën dhe priftin, duke dashur të krijojnë idenë e konfliktit midis përfaqësuesve të fesë. Por këtë nuk e arritën kurrë. Kjo sepse sikur klerikët të kishin qenë në konflikt me njëri-tjetrin kjo gjë do të ishte pasqyruar edhe më poshtë.

Gjatë emisionit u transmetua një insert i shkurtër, në të cilin z. Ali Basha, studiues i historisë së Islamit në Shqipëri, tregoi për përpjekjet e vazhdueshme të inteligjencës myslimane në dobi të çështjes kombëtare.

Mes të tjerash ai u shpreh se krahas klerikëve në atë kohë ekzistonte edhe një numër i madh figurash intelektuale që kontribuan në interes të çështjes shqiptare. Ata mbanin poste drejtuese në shtet dhe ishin anëtarë të këshillit të përgjithshëm të Komunitetit Mysliman, i cili në atë kohë numëronte disa ministra dhe deputetë të Parlamentit shqiptar.

Nata vijuese solli para teleshikuesve shqiptarë Myftiun e Shkodrës, z. Muhamed Sytari dhe ndihmësmyftiun e Tiranës, z. Gazmend Teqja. Moderatori Ramadan Çipuri diskutoi me ta temën e Haxhit.

Në lidhje me vlerat dhe rëndësinë e këtij adhurimi që plotëson godinën e fesë, z. Sytari u shpreh se: “Haxhi është tablo e gjallë e vëllazërisë dhe barazisë mes njerëzve. Arsyeja e obligimit të tij është demonstrimi i besimit dhe ndjenjës së dashurisë për Zotin e Lartë.”

Sipas myftiut, Zoti e obligoi haxhin një herë në jetën e personit pa vendosur për kohën. E veçanta e këtij adhurimi është se Zoti e obligoi por nuk e llogarit nëse nuk kryhet.

Ndërsa teologu Teqja, duke u fokusuar në përjetimin që sjell për njeriun ky ritual i rëndësishëm, pohoi se ai që shkon në haxh jeton me shpirt dhe jo me trup. Pikërisht në vizitën që i bën atyre vendeve, njeriu kujton sakrificën e Profetit (a.s.) dhe shokëve të tij në përpjekjet e tyre për udhëzimin dhe orientimin e njerëzve në rrugën e besimit dhe virtytit.

Teologu Teqja përmendi gjithashtu lidhjen që ekziston mes adhurimeve islame. Duke qenë në muajin e agjërimit, z. Teqja foli për lidhjen organike që agjërimi ka me haxhin.

Sipas tij, lidhja mes tyre qëndron në faktin se të dy kanë si qëllim final devotshmërinë e njeriut dhe forcimin e karakterit dhe moralit. Element tjetër unifikues është se që të dy Zoti i bekon me dy festa, që janë: Bajrami i Ramazanit dhe Bajrami i Kurbanit.

Duke dashur ta bëjnë më të prekshëm këtë rit me vlera të shumta morale, sociale shpirtërore, të ftuarit kanë ndarë me teleshikuesin eksperiencën e tyre të haxhit.

Imam Sytari theksoi se besimtari, i gjendur nën një veshje me ata miliona njerëz, ndjen se është në kufirin e një lidhjeje që nuk këputet me Allahun (xh.sh.).

Duke kujtuar me nostalgji eksperiencën e tij si vizitor i vendeve të shenjta, z. Sytari solli në vëmendje edhe një fakt tjetër. Sipas tij, në qytetin ku ai shërben, por edhe në mbarë vendin, ka qenë traditë përcjellja e grupit të haxhinjve me një ceremoni të veçantë. Kjo ceremoni merrte ngjyrat e një feste duke ditur se udhëtimi për në haxh ishte i vështirë dhe mund të zgjaste disa muaj. Myftiu me vete kishte sjellë një foto të vitit 1936, në të cilën paraqiteshin familjarë dhe besimtarë të qytetit duke përcjellë haxhinjtë e atij viti.

Një surprizë e këndshme ishte sjellja në studio e disa guralecëve, të ruajtur nga haxhi i vitit 2001. Me ta në duar, z. Sytari u bëri thirrje të rinjve shqiptarë që të godasin shejtanin dhe të mundin të keqen brenda vetes, duke i ftuar t’i kthehen besimit dhe njohjes së Zotit, sepse duke njohur Zotin do të mund të njohin qëllimin e ekzistencës së tyre.

Në fjalët e tyre përmbyllëse, teologët njoftuan se haxhi për vitin 2011 do të organizohet nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë. Një vendim i tillë sipas tyre, është marrë me qëllimin e vetëm që besimtarëve të interesuar t’u krijohen të gjitha mundësitë dhe lehtësirat e nevojshme për kryerjen e këtij adhurimi të shumëdëshiruar.

“Komunikimi dhe besimi” ishte një tjetër temë e trajtuar gjatë kësaj jave. Në studio së bashku me moderatorin Ramadan Çipuri ishin gazetarët Roland Zili dhe Alban Tartari, si dhe teologu Elton Karaj.

Me gjuhën e specialistit, z. Zili dhe z. Tartari janë përpjekur të hedhin dritë mbi rëndësinë e komunikimit duke e parë atë si element të rëndësishëm e tepër të domosdoshëm në ndërveprimin e njerëzve me njëri-tjetrin.

Gjatë bisedës, ata theksuan se për fatin e keq në shoqërinë shqiptare vërehet një mungesë e theksuar komunikimi. Edhe pse ekziston, ai është nën limitet e tij.

Mungesa e komunikimit, sipas tyre, ka prodhuar një mori fenomenesh dhe ngjarjesh të cilat kanë rezultuar me pasoja të rënda për individin dhe shoqërinë shqiptare.

Ndërsa teologu Karaj, në dritën e argumenteve të fesë, ka sqaruar se komunikimi ka vendin e tij të veçantë në çdo shoqëri. Në ato shoqëri ku ai mungon apo është i vakët, gjendja e tyre paraqitet e pashpresë.

Një emision tjetër ishte “Arti Islam”. Për të folur mbi këtë temë ishin ftuar dy emra të njohur të botës së artit, z. Pëllumb Vorpsi dhe z. Edison Çeraj, të dy pedagogë në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë.

Në fjalët e tyre, dy të ftuarit kanë qartësuar lidhjen e besimit me artin, duke pohuar se ata jo vetëm që kanë një lidhje organike, por përbëjnë një unitet të pandarë.

Sipas tyre, Islami nuk është thjesht një religjion por një sistem jete që ka ekzistuar dhe ekziston. Duke qenë i tillë në të patjetër gjen vendin e tij dhe arti. Kur arti i shërben adhurimit ai merr një dimension të veçantë dhe një fuqi të madhe shpirtërore.

Gjatë bisedës z. Vorpsi është ndalur tek mirësia e këndimit të Kur’anit të shenjtë. Ai ka argumentuar se arti islam përbën kryefjalën e muzikës me përmbajtje, e cila kulmon me fjalën e paarritshme të këndimit të Kuranit Famëlartë.

“Këndimi i Kur’anit – u shpreh z. Vorpsi – përmban një kompleksitet emocional. Ai të përthith e të mbërthen si një valë deti. Manifestimi i tij realizohet përmes leximit që bashkon tingullin me fjalën”.

Cikli i emisioneve “Me syrin e zemrës” do të vazhdojë trasmetimet e tij përgjatë Ramazanit me të tjera tema interesante. Për të përjetuar dhe marrë sa më shumë kënaqësi nga ky muaj i begatë, na ndiqni çdo ditë në lidhjen tonë të drejtpërdrejtë në radiotelevizionin Ora News nga ora 19.00 deri në 19.50 dhe në ritransmetimet e tjera në orën 04.00 në Ora News dhe në Channel 1 në orën 20.00 dhe 03.00, si dhe në faqen e internetit www.ora-news.com në orën 19.00 drejtpërsëdrejti çdo ditë.

Posted in Me syrin e zemres, RamazanComments Off on ME SYRIN E ZEMRES, cdo dite me shqiptaret ne Ramazan

ME SYRIN E ZEMRES, emisioni qe ka gjalleruar jeten e Ramazanit

“Me syrin e zemrës” ka trajtuar edhe këtë javë tema të larmishme duke shpërblyer interesin e teleshikuesve të shumtë me fjalë dhe këshilla të vlefshme të dala nga goja e emrave të njohur të botës së artit, kulturës, arsimit dhe fesë.

Tema “Arti dhe Islami” ka çelur javën e dytë të emisioneve. Ajo ka sjellë në studio këngëtarin e njohur Sidrit Bejleri dhe regjisorin e talentuar Armando Bora.

Read More

Në cilësinë e praktikantit islam, dy të ftuarit specialë janë munduar të kristalizojnë bindjen se Islami është mirësi e Zotit dhe i shpallur vetëm për të mirën e njeriut.

Me fjalë të qarta e të shprehura me emocion, të dy artistët kanë rrëfyer për jetën e tyre para njohjes me Islamin. Ata theksuan se ishte pikërisht kjo fe që i ndihmoi të kuptonin sekretin e jetës dhe i nxiti për të bërë një jetë të disiplinuar e në përputhje me urdhëresat e Zotit në Kur’an.

Në vijim të fjalës së tij, këngëtari i njohur dhe mjaft i dashur për publikun, Sidrit Bejleri, theksoi se “Islami më ka mësuar që të jem mirënjohës ndaj Zotit për talentin dhe për gjithçka që më ka dhuruar në jetë. Kjo fe jo vetëm më ka ripërtërirë, por më ka motivuar të korrigjoj dhe përmirësoj raportet e mia me të tjerët dhe t’i ndërtoj ato në bazë të asaj që është në funksion të së mirës”.

Sipas tij, praktikimi i fesë islame nuk ka qenë kurrë pengesë, por i ka shërbyer si shtytje për të bërë përpara në çdo fushë të jetës dhe sidomos në profesionin e tij që e ka bërë aq shumë të njohur tek artdashësit shqiptarë.

Ndërsa regjisori Armando Bora, një ndër emrat më të spikatur në fushën e dramaturgjisë, ka pohuar se njohja me Islamin i ka ndryshuar jetën dhe e ka ndihmuar që gjithçka ta shohë me optimizëm.

Pyetjes se çfarë e bashkon Islamin me artin, të dy artistët i janë përgjigjur se “Islami e sheh artin si pjesë të tij deri në momentin kur ai i shërben qëllimeve sublime dhe nëpërmjet tij edukohet dhe përmirësohet njeriu dhe shoqëria. Në të kundërt, ai nuk është art por thjesht diçka pa vlerë dhe pa kuptim”.

Emisioni me temë “Edukimi i fëmijës mbi baza fetare” ka sjellë në studion e Ora News, pedagogen e universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, Prof. Dr. Sadije Bushati, psikologen Nevila Gurra dhe teologun Nasuf Hoxha.

Në fjalët e tyre të tre të ftuarit kanë bërë shpjegime të mjaftueshme nën dritën e fesë e të shkencës sa i përket edukimit dhe mirërritjes së fëmijëve.

Në gjykimin e tyre, periudha e fëmijërisë është periudha më e bukur e jetës, është periudhë ku fëmija është i pastër për nga natyra, është mendje thithës, andaj ka nevojë më shumë se kurrë për një edukim të mirë.

Ata janë shprehur se peshën kryesore në edukimin e shëndoshë të fëmijës e mban familja. Meqë familja, sipas tyre, paraqet ambientin e parë të shoqërisë në të cilën fëmija jeton, rritet dhe zhvillohet, edukata e tij nismën e saj e ka në familje. Fëmija formon personalitet në kontekst të jetës kulturore, shoqërore dhe fetare të cilën së pari e njeh përmes dritares së shtëpisë së vet, ai në të vërtetë e njeh botën e jashtme përmes syve të prindërve.

Në fjalët dhe mesazhet e tyre kuptohej qartë se Islami nuk e ka lënë anash asnjë aspekt të jetës përfshirë këtu edhe edukimin e fëmijëve.

Një tjetër temë interesante ishte “Islami dhe Demokracia. Për të folur mbi këtë temë ishin ftuar: analistët Redi Shehu dhe Alban Bala.

Në trajtimin e temës dy të ftuarit janë munduar të japin një përshkrim shterues duke analizuar metodën krahasimore, ndryshimet, ngjashmëritë në mes Islamit si një prej religjioneve më të mëdha në botë, parimet fundamentale të tij dhe demokracinë në anën tjetër si një sistem politik, formë e qeverisjes së popullit.

Në vija të përgjithshme, ata theksuan se demokracia në pamje të parë është me të vërtetë një sistem përfaqësimi dhe qeverisje e cila mund të aplikohet dhe duhet të aplikohet nga të gjitha vendet dhe sistemet e qeverisjes. Por gjithashtu në këtë rast nuk duhet harruar, se këto parime dhe këto mekanizma janë gjendur dhe kanë funksionuar dhe shumë kohë më parë, para demokracisë, të cilat janë realizuar mbi baza dhe parime të tjera dhe jo në emër të demokracisë.

Sipas tyre, respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut, mbrojtja dhe garantimi i ligjit apo vendimeve të përgjithshme, ekonomia e lirë, e drejta për të qeverisur dhe për t’u zgjedhur e parime të tjera si këto, janë gjendur dhe shumë kohë më parë nga Profeti i Islamit, Muhamedi (a.s.). Sistemi islam i të qeverisurit, bazat morale, etike, ligjore, politike e të tjera si këto ku mbështetet sot demokracia, kanë qenë dhe janë pjesë e këtij sistemi të mirëfilltë islam.

Pjesa përmbyllëse e emisionit ishte një bisedë e hapur ku të ftuarit u janë përgjigjur pyetjeve të dërguara nga teleshikuesit në adresën elektronike të emisionit.

“Arsimi dhe besimi” ishte tema që pati të ftuar në studio drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në KMSH, z. Altin Shima dhe drejtorin e Medresesë së Tiranës, z. Hiqmet Patozi.

Në lidhje pozitën që ka arsimi në Islam, z. Shima tha se “veprimtaritë e arsimit e të mësimdhënies përbëjnë një nga temat që në botën islame janë trajtuar me kujdes të veçantë qysh në kohët e hershme. Dihet se për të reformuar një shoqëri është e nevojshme ngritja dhe zhvillimi  i një sistemi arsimor. Për këtë arsye Profeti Muhamed (a.s.) transmetohet të ketë thënë: “Allahu më ka dërguar mua si mësues.”

Duke trajtuar këtë çështje, z. Shima bëri me dije se Kur’ani i shenjtë bën të ditur se detyra e profetit është edukimi dhe të mësuarit e shoqërisë: “Zoti ynë! Dërgo ndër ta, nga gjiri i tyre, të dërguar që t’iu lexojë atyre ajetet e tua, t’iu mësojë librin dhe urtësinë e t’i pastrojë ata…)

Sipas z. Shima, Islami me rregullat e tij në tërësi përcakton qartë një infrastrukturë morale që duhet të ndjekë njeriu. Kjo gjë ravijëzohet shumë qartë në të gjitha aspektet e jetës familjare, shoqërore etj.

Në gjykimin e z. Patozi, Nuk ka dyshim se Islami është një fe që urdhëron zhvillimin dhe zgjerimin e veprimtarive të edukimit e të arsimimit për të gjithë shoqërinë pa bërë dallime të asnjë lloji, sepse Islami është një fe që përfshin dhe trajton në të gjitha drejtimet të gjitha fushat e jetës njerëzore. Islami nuk trajton pjesshëm disa fusha të dijes, duke lënë mënjanë të tjerat.

Në cilësinë e drejtuesit të Medresesë së Tiranës, z. Patozi ka folur edhe për punën e mirë që kryhet në këtë institucion arsimoro-fetar dhe dëshirën që nxënësit tregojnë për lëndët e përgjithshme dhe lëndët fetare. Mes të tjerash, z. Patozi përmendi se institucionet medrese hyjnë në shkollat elitare në vend. Tregues për këtë janë edhe rezultatet e arritura në olimpiadat kombëtare, rajonale e ndërkombëtare, të cilat ia kanë ngritur lart emrin kësaj shkolle. Sot, 92 % e maturantëve medresistë fitojnë të drejtën për vazhdimin e studimeve të larta në universitetet brenda dhe jashtë vendit.

Cikli i emisioneve “Me syrin e zemrës” do të vijojë transmetimin e tij këtë javë me të tjera tema interesante. Për të mësuar më tepër dhe zgjeruar informacionin tuaj për Islamin dhe tema të rëndësishme që ju preokupojnë, na ndiqni çdo ditë drejtpërsëdrejti në RTV “Ora News” nga ora 19.00 deri në 19.50. Emisioni ritransmetohet gjithashtu të nesërmen në Ora News në orën 04.00, si dhe atë natë në Channel 1 në orën 20.00 dhe të nesërmen në orën 03.00. Emisioni mund të ndiqet drejtpërsëdrejti edhe në faqen e internetit www.ora-news.com

Posted in Me syrin e zemres, RamazanComments Off on ME SYRIN E ZEMRES, emisioni qe ka gjalleruar jeten e Ramazanit

“ME SYRIN E ZEMRES”, emisioni qe shoqeron cdo pasdite te Ramazanit

“Me syrin e zemrës”, program i realizuar nga KMSH me regji të Agron Hoxhës dhe prezantuar nga Ramadan Çipuri, vazhdon të shoqërojë teleshikuesin çdo pasdite të Ramazanit në kanalin e radiotelevizionit Ora News TV dhe radio.

Pas tre emisioneve të para që patën në fokus tema në lidhje me vlerat e Ramazanit, atmosferën e tij ndër vite në trojet shqiptare, dobitë e agjërimit për përsosjen morale e shpirtërore të njeriut dhe të mirat e tij shëndetësore, cikli i emisioneve “Me syrin e zemrës” ka vijuar me të tjera tema të larmishme duke u fokusuar në diskutime mbi besimin, jetën dhe problemet që shoqërojnë njeriun në procesin e tij jetësor.

Read More

Tema e emisionit të katërt ishte “Ekzistenca e botës tjetër”. Për të folur mbi këtë temë ishin ftuar në studio z. Ylli Gurra, Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH-së dhe z. Jusuf Sakurti, Myfti i Peqinit.

Në trajtimin e tyre, të ftuarit kanë sjellë argumente të cilat bëjnë të qartë arsyen se pse njeriu duhet me patjetër të besojë në ekzistencën e botës tjetër. Me gjuhën e argumenteve të fesë, zotërinjtë Gurra dhe Salkurti sqaruan se besimi në ekzistencën e botës tjetër është një prej shtyllave më të rëndësishme të besimit islam.

Sipas tyre, besimi në botën tjetër është shenjë e besimit të vërtetë dhe si i tillë është shumë i rëndësishëm. Natyra e besimit në botën tjetër, ose siç njihet ndryshe Ahiret, jep dëshmi të fortë për sinqeritetin dhe vërtetësinë e një besimtari. Një individ i tillë e di se Zoti ka fuqi mbi çdo gjë dhe se fjalët e Tij dhe premtimet e Tij janë të vërteta. Rrjedhimisht, ai nuk ushqen kurrë dyshime në mendjen e tij për ekzistencën e Ahiretit.

Duke vijuar më tej, teologët e afirmuar janë shprehur se edhe pse Ahireti është një e vërtetë e cila nuk mund të perceptohet përmes pesë shqisave, Zoti e krijoi atë së bashku me dëshmi të panumërta. Njeriu duhet ta kuptojë këtë fakt, jo përmes pesë shqisave, por me anë të mendjes dhe si çështje të ndërgjegjes. Çdo person i rëndomtë, pas një meditimi, fare lehtë e kupton se gjithçka në mjedisin ku jeton, duke përfshirë edhe veten e tij, nuk ka mundur të vijë në jetë si rezultat i rastësisë së thjeshtë, por më tepër përmes ushtrimit të fuqisë, dijes, vullnetit dhe kontrollit superior të një Krijuesi. Për më tepër, ai e kupton se urtësia dhe drejtësia e Zotit kërkojnë ekzistencën e Ahiretit.

Në ditën vijuese është trajtuar një tjetër temë mjaft interesante. “Të jetosh i lumtur” ka sjellë në ekranin e Ora News z. Gazmend Aga, nënkryetar i KMSH-së dhe z. Elvis Naçi, drejtor i Drejtorisë së Thirrjes në KMSH.

Në bisedën e tyre që është konceptuar si një formë bashkëbisedimi, të ftuarit janë fokusuar në mirësitë e shumta që feja Islame solli për njerëzimin.

Në kohën që kanë pasur në dispozicion, teologët e njohur janë shprehur se “Islami nuk e sheh jetën në tokë si kafaz të hekurt apo si një mundësi për shfrenim dhe argëtim pa fre. Islami nuk e sheh këtë jetë si një sofër të shtruar… as tokën si një depo të mirash e begatish materiale, si pasuri pa Zot për t’u derdhur drejt saj, kush e kush për të rrëmbyer sa më shumë. Islami e sheh këtë jetë si mirësi dhe shkak të çdo lumturie. Njeriu shfrytëzon mundësitë për të qenë sa më pranë Zotit duke arritur përsosmërinë e tij morale, shpirtërore e materiale.”

Duke cituar ajetin e Kur’anit “Gjithë çka në tokë Ne e kemi krijuar si zbukurim për të, që t’i sprovojmë cili prej tyre bën vepra më të mira!”, teologët Aga dhe Naçi nënvizuan se Islami e sheh jetën me qetësi dhe respekt. Ai nuk adhuron jetën, por e llogarit si një periudhë kalimtare në të cilën ecim drejt një jete tjetër, më të lartë. Dhe meqë kjo jetë është thjesht një etapë, që nuk bën pa të, atëherë njeriut nuk i takon ta nënvleftësojë, apo t’i pakësojë rëndësinë që ka ajo.

Emisioni i ditës pasardhëse ka qenë i një natyre krejt tjetër. Tema “Diktatura dhe besimi” ka sjellë në studio z. Beqir Ajazi, shkrimtar, ish i burgosur politik, z. Agron Tufa, shkrimtar dhe z. Hasan Bello, historian.

Edhe pse mbi këtë mund të bëheshin një mori emisionesh, të ftuarit kanë ditur të shfrytëzojnë më së miri kohën e tyre televizive për të rrëfyer barbarinë që sistemi i kaluar kreu ndaj popullit  dhe personaliteteve të shquara të vendit, përfshirë këtu edhe figura të rëndësishme të jetës fetare.

Të ftuarit kujtuan me dhimbje atë periudhë të errët të historisë së kombit, ku shqiptarët dhe njerëzit e dijes morën një goditje të rëndë por kurrë nuk u përkulën dhe nuk iu dorëzuan makinës së egër komuniste. Edhe pse përjetuan vite tmerri e mjerimi, ata u përballën dhëmb për dhëmb me diktaturën duke sakrifikuar madje edhe jetën për hir të Zotit dhe lartësimin e fjalës së tij.

Si një ish i burgosur politik, z. Beqir Ajazi solli në vëmendjen e teleshikuesit detaje nga jeta e tij në burgjet komuniste. Ai përmendi me nostalgji njerëz e figura të ndritura që për asnjë moment nuk e lanë në harresë përmendjen dhe adhurimin e  Zotit, si Hafiz Ali Kraja, Hafiz Musa Dërguti, etj. Besimi i tyre i palëkundur te Zoti i Vetëm, sipas z. Ajazi, bëri që ata të mbijetojnë dhe të përballojnë të gjitha sprovat dhe vështirësitë e jetës.

Me interes ishin edhe komentet e z. Tufa dhe z. Bello. Duke prekur periudha kohore të instalimit të diktaturës në vend, studiuesit theksuan se edhe pse qëllimi i sistemit komunist ishte ta paraqiste fenë si një mish i huaj tek shqiptarët, gjithsesi ajo u ripërtëri dhe u rrënjos edhe më shumë në zemrat e në shpirtrat e tyre.

Tema që ka mbyllur javën e parë të Ramazanit ishte “Bujaria dhe Solidarizimi”. Për të diskutuar mbi këtë temë moderatori Ramadan Çipuri kishte ftuar në studio z. Ali Zaimi, kancelar i Komunitetit Mysliman dhe z. Agim Baçi, publicist.

Në minutazhin e përcaktuar të ftuarit kanë folur për rëndësinë e madhe që Islami i kushton bujarisë. Mes të tjerash ata janë shprehur se qysh në fjalët e para të Kuranit, bëhet e qartë se Zoti e ka cilësuar veten me bujari, teksa thotë: “Lexo, se Zoti yt është më bujari…”

Kancelari Ali Zaimi u shpreh mes të tjerash se “fjala bujari përmbledh punët e pëlqyera dhe të mira, dhe nuk ka për qëllim vetëm dhënien si dhënie, por dhënia është plotësues i kuptimit të saj, sepse t’i bësh mirë dikujt është plotësim i të mirave, ndërsa bujari do të thotë shtim i të mirave dhe mirësive”.

Ndërsa publicisti i njohur z. Agim Baçi, pasi trajtoi vlerat e shumta që ka ky gjest në pikëpamje sociale, ndau me teleshikuesin një eksperiencë personale, duke dashur të bëjë më të prekshme rëndësinë dhe nevojën që ka sot njerëzimi dhe në veçanti shqiptarët për të ringjallur disa nga virtytet dhe traditat e tyre më të mira.

Në vazhdim, të ftuarit u janë përgjigjur pyetjeve që kishin mbërritur në adresën elektronike të emisionit. Ata po ashtu u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të ndihmojnë për të zbutur sadopak gjendjen e mjerueshme ekonomike të shtresave në nevojë.

Cikli i emisioneve “Me syrin e zemrës” do të vijojë transmetimin e tij këtë javë me të tjera tema interesante. Për të mësuar më tepër për Islamin dhe detaje të rëndësishme në lidhje me jetën tuaj, na ndiqni çdo ditë drejtpërsëdrejti në RTV “Ora News” nga ora 19.00 deri në 19.50. Emisioni ritransmetohet gjithashtu të nesërmen në Ora News në orën 04.00, si dhe atë natë në Channel 1 në orën 20.00 dhe të nesërmen në orën 03.00. Emisioni mund të ndiqet drejtpërsëdrejti nga çdo cep i botës në faqen e internetit www.ora-news.com

Haxhi Lika

Posted in Me syrin e zemres, RamazanComments Off on “ME SYRIN E ZEMRES”, emisioni qe shoqeron cdo pasdite te Ramazanit

Biseda te frytshme ne Radio-Televizionin “Ora News”

“Me syrin e zemrës” është cikli i emisioneve që Komuniteti Mysliman po zhvillon çdo natë në Radio-televizionin “Ora News”. Siç është njoftuar edhe më herët në këtë cikёl emisionesh ёshtё planifikuar tё trajtohen biseda të ndryshme me karakter fetar dhe social, të cilat kanë si qëllim të promovojnë të vërtetat e Islamit, si një fe që trajton dhe përfshin jetën e njeriut në të gjitha aspektet.

Natën e parë në studio kanë qenë të ftuar dy personalitetet më të larta të Islamit në Shqipëri dhe Kosovë, përkatësisht H. Selim Muça, Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Mr. Naim ef. Tërnava, Kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës. Për gati 40 minuta dy liderët fetarë kanë folur për rëndësinë dhe vlerat e mëdha të Ramazanit dhe mënyrën se si ai pritet nga shqiptarët myslimanë në të gjitha trojet shqipfolëse. Mes të tjerash të dy personalitetet kanë sjellë detaje nga jeta e Ramazanit ndër vite, i cili për myslimanët përbën një ngjarje të shënuar ku ata garojnë me njëri-tjetrin për të arritur përkorjen morale e shpirtërore. Sipas tyre, Ramazani për myslimanët konsiderohet si një kohë aksioni e veprimi ku ata korrigjojnë vetveten dhe përmirësojnë raportet me të tjerët dhe Krijuesin e tyre. Në vështrimin e dy liderëve myslimanë, Ramazani në trojet shqiptare ka një dimension ndryshe. Kjo pasi në këtë muaj myslimanët respektohen dhe nderohen nga bashkëqytetarët e tyre të përkatësive të ndryshme fetare për këtë sakrificë njëmujore. Shumë prej tyre madje bëhen pjesë e këtij adhurimi të vjetër duke manifestuar ndjenjën e respektit dhe reciprocitetit ndaj myslimanëve.

Në fund, H. Selim Muça dhe Mr. Naim Tërnava kanë uruar shqiptarët kudo që ndodhen për kalimin sa më të mbarë të këtij muaji të begatë dhe për ditë më të mira për shqiptarët dhe familjet e tyre.

Në natën e dytë të ftuarit e moderatorit z. Ramadan Çipuri kanë qenë dy nënkryetarët e Komunitetit Mysliman, z. Bujar Spahiu dhe z. Gazmend Aga. Në pikëpamje teologjike ata kanë trajtuar e shpjeguar me qartësi vlerat dhe rëndësinë e Ramazanit, këtij muaji të madh, të cilin Zoti e zgjodhi për shpalljen e tij Hyjnore dhe për dërgimin e Profetit Muhamed (a.s.) si udhëzues e orientues për njeriun. Po ashtu të dy titullarët e KMSH-së kanë diskuar në një bashkëbisedim të frytshëm për dobitë e shumta që përmban agjërimi dhe vlerat e tij të padiskutueshme në aspektin edukativ, moral e shpirtëror. Ata kanë theksuar mes të tjerash se ky muaj përbën një kohë realisht të begatë ku myslimani ka hapësirën dhe mundësinë për të rigjetur veten, për të fisnikëruar moralin dhe tjetërsuar shpirtin. Nëpërmjet agjërimit dhe adhurimeve të tjera specifike në këtë muaj besimtari bëhet më i ndërgjegjshëm për rolin e tij në jetë dhe angazhohet në punë të mira që kanë si qëllim final të mirën e përgjithshme. Të dy të ftuarit u janë përgjigjur edhe pyetjeve që kanë mbërritur nga teleshikuesit, çka i ka dhënë bisedës nuanca të larmishme.

Një tjetër temë interesante ka trajtuar emisioni i tretë i fokusuar në dobitë shëndetësore të agjërimit. Të ftuarit e kësaj nate kanë qenë Prof. Dr. Bedri Bylyku dhe Dr. Rasim Vrioni, i pari mjek ftizio-ortoped, ndërsa i dyti mjek stomatolog. Duke u fokusuar në thënien e Profetit Muhamed (a.s.) “Mbani agjërim, të gjeni shëndet”, të ftuarit kanë folur me gjuhën e specialistit për dobitë dhe vlerat e mëdha që ka agjërimi te njeriu. Sipas tyre, agjërimi nuk është thjesht ndalim nga e ngrëna dhe e pira për një periudhë të caktuar kohe, por një adhurim që e bën njeriun të kryejë një pushim total të organizmit nëpërmjet të cilit trupi pastrohet dhe rigjenerohet. Gjatë bisedës së tyre të dy mjekët kanë dhënë shpjegime të mjaftueshme për mbarëvajtjen e agjërimit dhe mënyrën se si duhet të ushqehet trupi gjatë kohës që njeriu ndodhet në agjërim. Për vlerat e mëdha që mbart kjo disiplinë, mjekët e ftuar në studio kanë sjellë detaje nga eksperimente që janë kryer kryesisht në Perëndim të cilat kanë dëshmuar se agjërimi në kompleks ka gjetur përdorim në trajtimin e shumë sëmundjeve nga ato më të thjeshtat deri ato që kërcënojnë seriozisht jetën njerëzore.

Këto emisione teleshikuesit kanë pasur mundësi t’i ndjekin çdo ditë (drejtpërsëdrejti) në TV Ora News dhe të rintrasmetuara çdo ditë në orën 03.00 të ditës pasardhëse në kanalin Channel One dhe në orën 04.00 në kanalin Ora News, si dhe në valët e radios “Ora News” në po të njëjtën orë.

Posted in Me syrin e zemres, RamazanComments Off on Biseda te frytshme ne Radio-Televizionin “Ora News”

KMSH, emision televiziv “Me syrin e zemres” drejtepersetrejti cdo nate ne muajin e Ramazan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të organizojë në kuadrin e muajit të madhërueshëm të Ramazanit një seri emisionesh në TV “Ora News”. Në këtë cikël emisionesh, që vijnë nën titullin “Me syrin e zemrës” dhe që do të nisin nga dt. 01.08.2011, do të trajtohen dhe diskutohen një larmi e gjerë çështjesh fetare dhe sociale.

Më shumë se sa një emision informativ, “Me syrin e zemrës”, me të ftuarit special që do të ketë nga fusha të ndryshme, do të ofrojë një mundësi më shumë për të bashkëbiseduar me ndërgjegjen e teleshikuesit për çështje dhe problematika të caktuara.

Për 30 ditë me radhë, “Me syrin e zemrës” do të jetë i pranishëm pranë qytetarëve dhe besimtarëve, duke bërë që ky muaj të ndihet dhe përjetohet shumë më ndryshe nga vitet e kaluara.

Programi ku çdo çështje pritet të shikohet “Me syrin e zemrës”, do të vijë për publikun çdo ditë (drejtpërdrejt) në kanalin televiziv “Ora News” i moderuar nga gazetari Ramadan Çipuri duke filluar nga ora 19.00 deri në 19.50 dhe do të ritransmetohet në orën 04.00.

Programi “Me syrin e zemrës” do të transmetohet paralelisht edhe në kanalin analog “Channel One” në orën 20.00  dhe do të ritransmetohet në orën 03.00. Ai mund të ndiqet live nga e gjithë bota. Programi do të transmetohet në TV Ora news, si dhe në faqen e TV www.ora-news.com e cila transmetohet live në web dhe mund të ndiqet nga e gjithë bota, sidomos diaspora. Gjithashtu ky program mund të ndiqet në radio ora news në frekuencat 96.7 FM, si dhe në paketën dixhitale tokësore dhe satelitore “Digitalb” drejtpërsëdrejti.

Posted in Me syrin e zemresComments Off on KMSH, emision televiziv “Me syrin e zemres” drejtepersetrejti cdo nate ne muajin e Ramazan


Na ndiqni në Facebook

Kur’an

HugeDomains.com - IslamicNature.com is for sale (Islamic Nature)

Hundreds of thousands of premium domains

Questions? We're here to help! Call today:

1-303-893-0552

IslamicNature.com is for sale

Buy Now: $1495 SAVE $100 today: $1395
  • Take Immediate ownership
  • Transfer the domain to the Registrar of your choosing
OR
Finance This Domain: $1495 12 monthly payments of $125
  • 12 monthly payments, only $124.58 per month
  • Start using the domain today See details

Talk to a domain expert: 1-303-893-0552

Hurry - once it's sold this opportunity will be gone!

Besides being memorable, .com domains are unique: This is the one and only .com name of it's kind. Other extensions usually just drive traffic to their .com counterparts. To learn more about premium .com domain valuations, watch the video below:

Turbocharge your Web site. Watch our video to learn how.

Improves Your Web Presence

Get noticed online with a great domain name

73% of all domains registered on the Web are .coms. The reason is simple: .com is the where most of Web traffic happens. Owning a premium .com gives you great benefits including better SEO, name recognition, and providing your site with a sense of authority.

Here's What Others Are Saying

Since 2005, we've helped thousands of people get the perfect domain name
  • Although I'm from 'high risk country'. I got hassle free transaction service. The staff is very friendly and responsive. Once I sent the verification document (national ID and passport). Domain access given within hours, not days. Highly recommended. - Herjanto Dharsono, 11/1/2017
  • It was a nice and easy process to buy the domain. - Hamid, 10/29/2017
  • Fast and professionall service. Now I have the a great domain for our start-up. - Bogdan Gh, 10/27/2017
  • More testimonials

IslamicNature.com

Own this domain today

Our Price: $1,395 (USD)

Questions?
Speak with a domain specialist!
Call us: 1-303-893-0552 M-F 9am - 5pm MST

© 2017 HugeDomains.com. All rights reserved.

Related Sites