Archive | Kuran

MUAJI I RAMAZANIT ËSHTË MUAJI I KUR’ANIT

Muaji i Ramazanit në vetvete është muaji i Kur’anit. Kur’ani është fjala e Allahut (xh.sh.). Këndimi i Kur’anit ka një vend të posaçëm veçanërisht në Ramazan. Siç janë të lidhura mishi me kockën, ashtu është i lidhur edhe muaji i Ramazanit me Kur’anin e Madhërueshëm. Shkaku që e bën këtë muaj të bekuar, është zbritja e Kur’anit në këtë muaj. Këtë fakt e shpreh dhe ky ajet: “Muaji i Ramazanit që në të u zbrit Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra)” (Bekare, 185). Letra që gjendet në zarfin e Ramazanit është Kur’ani i Madhërueshëm. Letra është më e rëndësishme se zarfi. Në natën e shtatëmbëdhjetë të Ramazanit me anë të Xhibril Eminit, Profetit të nderuar (salallahu alejhi ve selem) i zbritën ajetet e para të sures Alak: “Lexo në emër të Zotit që krijoi”.

Kur’ani, burimi i orientimit dhe i rrugës së drejtë për besimtarët, është një libër që gjithmonë duhet lexuar, duhet menduar dhe medituar mbi të. Besimtarët myslimanë kanë nevojë për Kur’anin sa ç’kanë për ajrin, ujin dhe bukën. Profeti ynë (s.a.s.) e ka kaluar gjithë jetën e vet, duke ua tërhequr njerëzve vështrimin dhe vëmendjen mbi Kur’anin. E ka kënduar dhe përsëritur vetë, herë-herë i ka vënë edhe sahabet, shokët e tij ta këndojnë dhe i ka dëgjuar.

Enes b. Malik thotë që: ‘Profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) lexonte shumë Kur’an. Sidomos pas natës së Beraetit lexonte akoma më shumë. Ndërsa në Muajin e Ramazanit ai priste lidhjet me çdo gjë tjetër dhe lexonte vetëm Kur’an’. Çdo natë të Ramazanit, Profeti (s.a.s.) bashkë me Xhebrail Eminin mësonin së bashku Kur’an. Dhe në çdo Ramazan e këndonin së bashku Kur’anin në formë mukabeleje (e këndonin dhe e dëgjonin me radhë) nga kreu në fund. Në atë vit që do të ndërronte jetë Profeti, kjo mukabele pati ndodhur dy herë. Ibni Abasi flet në një hadith që e përcjell:

“I Dërguari i Allahut (s.a.s.) ishte më bujari i njerëzve. Kurse koha kur bujaria e tij arrinte kulmin, ishte koha kur takohej me Xhebrailin në Ramazan. Gjatë çdo nate të Ramazanit, ai takohej me Xhebrailin dhe e këndonin Kur’anin së bashku. Në të mirë, Profeti ishte më i fuqishëm se era që fryn me vrull (Buhari, Saum, 7, Menakib, 23; Muslim, Fedail, 48, 50).

Edhe myslimanët e ndjekin gjithmonë këtë traditë profetike. P.sh. Ebu Hanife në muajin e Ramazanit e lexonte 60 herë Kur’anin. Thuhet që në tërë jetën e tij ai e ka mbaruar shtatë mijë herë (Ibn Haxher el- Hejthemi, Menakib-i Imam-i Adham). Nuk besoj se duhet arsyetuar shumë se pse quhet dijetar i madh Ebu Hanife. Ky është vetëm një shembull nga jeta e tij.

Të lexosh Kur’an është si të flasësh me Allahun (xh.sh.). Në këtë botë, nëse do na lavdëronte ose të na fliste, ose më e pakta të na hidhte sytë një njeri i madh me pozitë apo me famë, për ne kjo do të ishte një nder i madh. Madje, shumë nga ne këtë gjë do ia tregonte të afërmeve dhe shokëve të tyre. Por harrojmë faktin që, kur lexojmë Kur’an, ne komunikojmë drejtpërdrejtë me Allahun e Madhëruar. Sa gjë me vlerë dhe e bukur. Sa vlerë që na ka dhënë Ai (xh.sh.) neve që pranon të flasë me ne. Madje kjo nxitet nga Ai Vetë. Një begati e madhe ndër begatitë e xhenetit, është biseda që Allahu i Madhëruar bën me ne: “Selamun Alejkum, qofshi të shpëtuar, ishit të pastër, prandaj hyni në të, aty jeni përgjithmonë” (Zumer, 73). Ndërkohë që ne kemi mundësi që në një formë ta përjetojmë këtë gjë duke lexuar Kur’an.

Kur’ani është si një litar i zbritur nga qielli. Cili komb e ka kapur këtë litar, ka ecur përpara. Në një hadith Profeti (salallahu alejhi ve selem) thotë: “Ky Kur’an është një lidhje ku, njëra anë është në duart e Allahut dhe tjetra në duart e juaja. Kapuni fort tek ajo që të mos devijoni asnjëherë nga rruga e drejtë dhe të mos shkatërroheni” (Sahihu Ibn Hiban, 1, 166). Tekstualisht si Jusufi (a.s.) kur ishte ne fund të pusit. Një udhëtar me karvan i hodhi litarin dhe ai u kap pas tij dhe meqenëse dora që e tërhiqte ishte e fortë, doli jashtë me lehtësi. Më pas u bë i nderuari i Egjiptit.

Dhe ne tani jemi në fundin e pusit. Por jemi të bashkuar në mendimin që vendi ynë nuk është këtu. Nëse duam të dalim dhe të bëhemi të nderuar, duhet të kapemi fort pas Kur’anit. Sa herë që jemi kapur pas tij, jemi bërë të nderuar dhe sa herë e kemi lëshuar, jemi bërë të shthurur. Kur’ani për ne është “Urvetu’l Uthka-mbajtësi më i sigurtë”, që nuk thyhet kurrë (Bakara, 256). Është amanet nga Allahu dhe i dërguari i Tij. Profeti (sallallahu alejhi ve sellem) thotë: “Ju kam lënë dy gjëra të tilla që nëse kapeni fort pas tyre, nuk do të dilni asnjëherë nga rruga e drejtë. Ato janë Libri i Allahut dhe Suneti i Profetit të tij” (Ebu Daud, Menasik, 56; Ibn Maxhe, Menasik, 84; Muvata, Kader, 3).

Kur’ani është vendosur mbi shpatullat tona si një begati hyjnore. Duke e pranuar si detyrë të shenjtë, duhet ta ngremë sa më lart flamurin e tij. Këtë do e arrijmë duke e lexuar më shumë dhe duke e kuptuar dhe jetuar atë.

Elton Karaj

Pedagog në Universitetin Bedër

Posted in Kuran, RamazanComments Off on MUAJI I RAMAZANIT ËSHTË MUAJI I KUR’ANIT

RËNDËSIA E AGJËRIMIT NË FENË ISLAME

Si namazi, zekati dhe haxhi, edhe agjërimi është njëri prej adhurimeve për të cilat Zoti na ka ngarkuar me përgjegjësinë për t’i kryer. Agjërimi është adhurimi, shpërblimin e të cilit Allahu i Lartë e ka marrë mbi vete, përgjegjësinë e të cilit nuk do ta mbajnë dot kalemat dhe librat e llogarisë, është shenjë e marrëdhënieve të ndërsjella mes besimtarit me Zotin e vet. Agjërimi është braktisja e përkohshme e aspektit njerëzor-material të njeriut, është ndërprerja e ngrënies, pirjes, e dëshirave dhe e kërkesave epshore, është çlirimi nga lidhjet materiale të kësaj bote, për rrjedhojë është shprehje e afrimit ndaj Allahut.

Agjërimin neve na e ka përshkruar dhe na e ka trajtuar me të gjitha hollësitë i Dërguari i Allahut. Sipas rrëfimit të Ebu Hurejres (r.a.), i Dërguari i Allahut (s.a.s.) ka thënë: “Allahu ka urdhëruar kështu: “Çdo akt i njeriut është për vetë atë, me përjashtim të agjërimit. Shpërblimin e agjërimit e jap unë, sepse njeriu i braktis ngrënien dhe dëshirat trupore vetëm për mua. Për agjëruesin ka dy çaste të gëzuara. Njëri, kur ha iftarin dhe i dyti, kur bashkohet me Zotin. Kundërmimi i gojës së agjëruesit është pranë Allahut më i këndshëm se aroma e parfumit!” (Buhari, Muslim, Tirmidhi, Nesai, Ibni Maxhe).

Po, me këto ndjenja duhet kryer agjërimi! Kundërmimi i gojës së atij që mban agjërim buron nga uria. Fakti që ditën e kiametit, në lartësinë e Zotit, ky kundërmim do të jetë më i ëmbël, më i këndshëm e më i pastër se ai e qelibarit dhe e parfumit të myshkut, është shprehur nga vetë njeriu më fjalëdrejtë, Profeti ynë. Janë disa aroma të cilat u pëlqejnë engjëjve që janë shpirtra të pastër, ndërsa janë duke kryer detyrën e adhurimit ndaj Allahut. Atyre u pëlqejnë aromat e këndshme, nga aroma e trëndafilit te e luleve të tjera, nga aroma e qelibarit te e myshkut. Në botërat që ne nuk mundemi t’i shohim me sytë e kësaj bote, aromat e mira janë si çelësat që hapin thesaret e fshehta. Edhe kundërmimi i gojës së atij që mban agjërim është njëra nga këto. Kjo është kështu ngaqë agjërimi është një adhurim me përmasa ndërlidhëse mes Allahut dhe robit. Me këtë aspekt të tij, agjërimi duhet trajtuar brenda thellësisë së tij kuptimore, jo thjesht për nga kundërmimi i gojës. Në një tjetër hadith, të përcjellë nga Ebu Hurejre, Profeti ka thënë: “Çdo gjë ka zekatin e vet. Zekati i kurmit është mbajtja e agjërimit. Mbajtja e agjërimit është gjysma e durimit!” (Ibni Maxhe). Kurse në një vend tjetër, Profeti ka thënë: “Agjërimi është gjysma e durimit, kurse pastërtia, gjysma e besimit.” (Tirmidhi, Ibni Maxhe, Ahmed b. Hanbel).

Të durosh për ta bartur në shpinë përgjegjësinë e adhurimit që ta ka ngarkuar Allahu, të mos lëkundesh përballë gjërave të ardhura prej Tij, të mos largohesh nga porta e Tij, ta mbrosh veten e t’i shtrëngosh dhëmbët, etj. përbëjnë gjysmën e besimit. Kurse agjërimi është gjysma e durimit, sepse gjysma tjetër e durimit është shpërndarë në gjëra të tjera. Te agjërimi, nga një aspekt i tij që është ndërprerja e epsheve frymore (egoistike), ka durim ndaj mëkateve, kurse nga një aspekt tjetër i tij që është përballimi i urisë dhe etjes (veçanërisht në mot të nxehtë), ka durim ndaj adhurimit. Kështu, agjërimi përbën një të katërtën e fesë, pra njërin prej katër adhurimeve: namaz, agjërim, zekat dhe haxh, që janë katër baza të mëdha e të rëndësishme. Dhe siç e bëmë të ditur më sipër, te agjërimi ka durim edhe në përballimin e adhurimit, edhe në përballimin dhe frenimin e kërkesave dhe dëshirave, ndjenjave epshore dhe tekave njerëzore.

Çdo punë e bërë për hir të Allahut ka, patjetër, mirësinë (sevabin) e vet. As që mund të mendohet se një punë e bërë për hir të Allahut mbetet pa shpërblim! Por kur vjen fjala për agjërimin, shpërblimi i tij është i pakrahasueshëm. Ebu Umame (r.a.) thotë kështu: “I kërkova të Dërguarit të Allahut të më thotë një punë të domosdoshme për ta bërë. Ai më tha: “Mbaj agjërim, sepse ai s’ka të krahasuar!” Ia përsërita kërkesën për të dytën herë të Dërguarit të Allahut. Dhe ai më tha për të dytën herë: “Mbaj agjërim, sepse ai s’ka të krahasuar!” Por unë ia përsërita edhe një herë tjetër kërkesën dhe ai më dha për të tretën herë të njëjtën përgjigje: “Mbaj agjërim, sepse ai s’ka të krahasuar!” (Nesai).

Në një hadith tjetër, përsëri mbi agjërimin, Profeti ka thënë kështu: “Te Allahu nuk ka adhurim tjetër që të ketë shpërblim sa agjërimi!” (Nesai). Kurse në raste të tjera ka thënë: “Cilin ushqim apo pije që ia dëshiron njeriut vetja, t’ia pengojë agjërimi, Zoti ia shpërblen njeriut në xhenet nga frutat dhe burimet e xhenetit!” (Kenzu’l-Ummal). “Në xhenet është një portë nga hyjnë vetëm ata që mbajnë agjërim!” (Ibni Maxhe). “Po qe se ai që agjëron, e siguron ushqimin e vet nga gjërat hallall, nuk i kërkohet llogari në jetën e pasme (ahiret)!” (Kenzu’l-Ummal). “Gjumi i agjëruesit vlerësohet si adhurim, kurse heshtja, si tesbih (madhërim i Zotit). Mirësive dhe adhurimeve të tij u jepet shpërblim shumëfish. Allahu ia pranon lutjet dhe ia fal mëkatet!” (Kenzu’l-Ummal).

Ditën e kiametit, agjërimi do të bëjë shefat, domethënë, do të ndërhyjë për faljen e agjëruesit duke iu lutur Zotit: “O Zot! Unë e pengova atë ditën nga ushqimi dhe kënaqësitë, prandaj pranoma ndërhyrjen për të!” Dhe Zoti do t’ia pranojë agjërimit këtë lutje dhe do t’i japë leje për të ndërhyrë në të mirë të agjëruesit!” (et-Tergib).

Bujar Spahiu

Nënkryetar i KMSH-së

Posted in Kuran, RamazanComments Off on RËNDËSIA E AGJËRIMIT NË FENË ISLAME


Na ndiqni në Facebook

Kur’an

HugeDomains.com - IslamicNature.com is for sale (Islamic Nature)

Hundreds of thousands of premium domains

Questions? We're here to help! Call today:

1-303-893-0552

IslamicNature.com is for sale

Buy Now: $1495 SAVE $100 today: $1395
  • Take Immediate ownership
  • Transfer the domain to the Registrar of your choosing
OR
Finance This Domain: $1495 12 monthly payments of $125
  • 12 monthly payments, only $124.58 per month
  • Start using the domain today See details

Talk to a domain expert: 1-303-893-0552

Hurry - once it's sold this opportunity will be gone!

Besides being memorable, .com domains are unique: This is the one and only .com name of it's kind. Other extensions usually just drive traffic to their .com counterparts. To learn more about premium .com domain valuations, watch the video below:

Turbocharge your Web site. Watch our video to learn how.

Improves Your Web Presence

Get noticed online with a great domain name

73% of all domains registered on the Web are .coms. The reason is simple: .com is the where most of Web traffic happens. Owning a premium .com gives you great benefits including better SEO, name recognition, and providing your site with a sense of authority.

Here's What Others Are Saying

Since 2005, we've helped thousands of people get the perfect domain name
  • Excellent, it was great to start with new domain so quick - Sarah, MightyMessenger.com, 10/9/2017
  • everything ok - DESTI ALESSANDRO, Cving.com, 10/9/2017
  • Huge domain was easy to use, they followed through on what was promised and allowed us to finance our domain purchase over time, instead of outlaying all the cash up front. Great service! - Josh, WhiteLabelCo.com, 10/4/2017
  • More testimonials

IslamicNature.com

Own this domain today

Our Price: $1,495 (USD)

Questions?
Speak with a domain specialist!
Call us: 1-303-893-0552 M-F 9am - 5pm MST

© 2017 HugeDomains.com. All rights reserved.

Related Sites