Archive | Hadith

Të agjërosh Ramazanin me besim dhe shpresë

“Kush agjëron Ramazanin me besim dhe duke qenë i bindur në shpërblimin e Zotit, atij i falen të gjitha gabimet e kaluara.” (Buhariu – Muslimi)

sevmekProfeti Muhamed a.s. kur thotë për agjërimin e Ramazanit me besim dhe shpresë, nënkupton që agjërimi duhet mbajtur me ndërgjegje dhe dëshirë të plotë. Obligimet islame të çdo lloji qofshin, duke futur këtu krahas agjërimit edhe faljen, zekatin, haxhin etj., kryhen në emër të Zotit dhe për hir të Tij. Ka njerëz që e kanë të nevojshme të mbajnë dietë për shkak të mbipeshës. Kjo lloj diete e mbajtur në Ramazan, mund ta ndihmojë njeriun në pakësimin e dhjamërave, por nuk ka asnjë ndikim në kalitjen shpirtërore të ndërgjegjes. Agjërimi i Ramazanit, që bëhet në emër të Zotit ka shpërblim të madh, sepse shoqërohet me një cikël veprimtarish gjatë gjithë ditës, që nga agimi deri në perëndimin e diellit. Qëllimi i agjërimit është kalitja e ndërgjegjes së njeriut, përsosja e vazhdueshme dhe e pandërprerë e saj, pajisja e myslimanit me virtyte humane, me synim që kjo sjellje të praktikohet me ndërgjegje e bindje të plotë dhe me dashuri.

Periudha e Ramazanit është pastrim për njeriun nga ndotësitë e mëkateve të bëra gjatë vitit, pasi agjërimi në Ramazan është si një dush shpirtëror, në të cilën njeriu hyn një herë në vit për të larë njollat e mëkateve të tij, e për të dalë prej tij më pas krejtësisht i pastër. Ramazani është muaji kur Allahu i shumëfishon shpërblimet për agjëruesit dhe i ngre ata në shkallët e larta të devotshmërisë. Përmes agjërimit shprehet më së miri besimi, bindja, sinqeriteti, solidariteti, virtyte këto të cilat duhet të stolisin çdo besimtar. Me anë të agjërimit në këtë muaj, arrijmë të krijojmë një jetë më të ngritur shpirtërore, një atmosferë mirëkuptimi, mirësjelljeje, devocioni, një atmosferë bujarie, ndershmërie dhe përgjegjësie, duke i pranuar gabimet dhe duke kërkuar faljen e Zotit.

Kjo kohë është kaq e begatë, sa gjumi i agjëruesit vlerësohet si adhurim, kurse heshtja e tij si madhërim i Zotit. Mirësive dhe adhurimeve që bën agjëruesi u jepen shpërblime të shumëfishta. Allahu ia pranon lutjet dhe ia fal mëkatet. Lidhur me këtë Profeti Muhamed a.s. thotë: “Ai që bën një të mirë gjatë këtij muaji është sikur të ketë kryer një farz (detyrim) në muajt e tjerë. Ndërsa ai që kryen një farz në këtë muaj, është sikur të kishte kryer shtatëdhjetë farze gjatë muajve të tjerë. Gjesti i dikujt që i jep iftar një të agjëruari mund të bëhet pretekst për faljen e mëkateve të tij dhe për shpëtimin nga xhehenemi. Në të njëjtën kohë, ky është edhe një pretekst për fitimin e shpërblimit të një agjërimi, pa iu pakësuar shpërblimi aspak ngrënësit të iftarit.”[1].

Islami i shikon interesat e shoqërisë mbi interesat e individit. Shërbimi ndaj Zotit bëhet nëpërmjet një jete të pastër në shumëllojshmërinë e shoqërisë. Zoti i ka krijuar njerëzit me kapacitete të ndryshme fizike, emocionale, intelektuale dhe shpirtërore. Ai na ka bërë të gjithëve të kemi nevojë për njëri-tjetrin për përfitime të dyanshme. Nga kjo pikë nënkuptohet që Ramazani dhe respektivisht agjërimi në këtë muaj ka rëndësi sociale, sepse secili person kërkon me veprimet e tij të dalë në dritë e gjithë shoqëria islame, duke u bërë kështu të devotshëm, të mirëorganizuar dhe të mirëdisiplinuar. Pra, shoqëria myslimane gjatë këtij muaji, jeton dhe punon sipas kodit hyjnor moral të shkruar në Kur’anin e Shenjtë. Duke agjëruar, njeriu mënjanon me ndërgjegje ushqimin sipas orarit të caktuar nga agimi deri në perëndim të diellit, largon mendimet dhe sjelljet e pahijshme dhe shton ndjenjën e tolerancës, aq të nevojshme për shoqërinë ku jetojmë, duke kontribuar kështu për harmonizimin e raporteve në familje, punë dhe shoqëri.

Të privosh veten nga gjërat thelbësore të jetës, nuk është një akt i lehtë. Kjo kërkon një personalitet të fortë për të pasur një vetëkontroll, vetëdisiplinë dhe vetëpërmbajtje. Ky program vetushtrues gjatë muajit të Ramazanit ka rëndësi të veçantë në jetën e përditshme. Një besimtar që mund të përmbajë veten nga gjërat thelbësore të jetës për një kohë të caktuar dhe kur këtë e bën për hir të dashurisë për Allahun, meriton një shpërblim nga vetë Krijuesi. Prandaj Zoti e konsideron agjërimin të Tijin, kur thotë: “Çdo punë e njeriut është e tija, përveç agjërimit. Ai është i Imi dhe vetëm Unë e jap shpërblimin për të. Besimtari e lë ushqimin për Mua, largohet nga gruaja e tij vetëm për Mua dhe braktis dëshirat e tij vetëm për Mua”.[2] Krijuesi i Lartë në një tjetër hadith kudsij thotë: “Kush agjëron një ditë për Mua, shpërblimin e tij do e jap Unë”[3]. Kjo do të thotë se ky shpërblim i Allahut, nuk llogaritet me njësi matëse apo peshore, por jepet drejtpërdrejt nga Ai, në masën që vetëm Ai e di.

Dorian Demetja

(Revista Drita Islame, Korrik 2014)

——————————-

[1]Tirmidhiu.

[2]Sahih Ibn Huzejme.

[3]Buhariu.

Posted in Cdo gje rreth Ramazanit, Hadith, RamazanComments Off on Të agjërosh Ramazanin me besim dhe shpresë

Pendesa

pendesa

El Egar ibnu Jesar El Muzeni (r.a.) ka thënë: Profeti (a.s.) ka thënë: “O ju njerëz! Pendohuni tek Allahu, sepse unë kërkoj falje tek Allahu njëqind herë në ditë.”[1]

Shpjegimi i hadithit

Pendesa dhe kërkimi falje Allahut është detyrë e çdo njeriu. Këtë gjë e dëshmon hadithi i cekur më lart si dhe ajetet e Kur’anit. Allahu i Lartësuar thotë: “O besimtarë! Pendohuni që të gjithë tek Allahu që të jeni prej të shpëtuarve.”[2] Ndërsa në një ajet tjetër, Allahu i Lartësuar thotë: “Kërkoni falje dhe pendohuni tek Zoti juaj.”[3]

Në të vërtetë, çdo njeri duhet të kërkojë falje e të pendohet, sepse nuk ka njeri që të mos bëjë mëkate apo të mos neglizhojë në adhurimin e Allahut. Ashtu siç njeriu pendohet për mëkatet që ka bërë, po ashtu ai duhet të pendohet për moskryerjen e urdhëresave të Allahut.

Myslimani duhet ta mbyllë muajin e Ramazanit duke kërkuar falje dhe duke u penduar tek Allahu. Ai duhet të bëjë ato vepra me të cilat Allahu është i kënaqur dhe të braktisë ato vepra me të cilat Ai nuk është i kënaqur. Nëse në fillim të muajit ka qenë neglizhent, atëherë në përfundim të tij le të bëjë sa më shumë vepra të mira. Le të përulet e të përgjërohet në portën e Krijuesit të tij që Ai t’ia falë mëkatet.

Kërkimi i faljes dhe pendesës nga mëkatet duhet të jetë i menjëhershëm dhe absolutisht nuk është e lejueshme që njeriu të vonohet, sado i madh apo i vogël që të jetë mëkati. Arsyeja është shumë e thjeshtë; njeriu nuk e di se kur mund t’i vijë vdekja dhe se mëkatet pasojnë njëra-tjetrën. Kështu që duke mëkatuar vazhdimisht, zemra i ashpërsohet, largohet sa më shumë nga Allahu dhe besimi i dobësohet, sepse besimi shtohet me adhurim dhe pakësohet me kryerjen e mëkateve.

Që pendesa të jetë e sinqertë duhet të plotësojë pesë kushte:

Kushti i parë: Sinqeriteti. Kërkimi i faljes dhe pendesës duhet të bëhet vetëm për hir të Allahut e jo për ndonjë të mirë materiale të kësaj bote apo për sy e faqe të njerëzve. Njeriu duhet të pendohet tek Allahu, sepse ai e konsideron pendesën adhurim, pendohet sepse e madhëron dhe e lartëson Allahun, shpreson te shpërblimi i Tij dhe ka frikë nga ndëshkimi i Tij.

Kushti i dytë: Të shkëputet dhe ta lërë mëkatin. Nëse njeriu ka kryer një vepër të ndaluar atëherë ai duhet ta lërë atë menjëherë, dhe nëse nuk ka kryer ndonjë obligim atëherë duhet që të shpejtojë që ta kryejë atë, si për shembull, nëse nuk e ka dhënë zekatin apo nuk e ka kryer haxhin, ndërkohë që ka pasur mundësi t’i kryejë këto obligime. Nëse mëkati që ka kryer rëndon ndaj ndonjë njeriu, pra i ka hyrë në hak ndokujt, si për shembull, i ka marrë lekë dikujt, atëherë duhet t’ia kthejë në vend nëse ai është gjallë dhe nëse ai nuk është gjallë ia kthen trashëgimtarëve të tij. Nëse nuk e di se të kujt janë lekët që i ka përvetësuar për vete, atëherë nuk i mban ato para për vete, por i shpërndan për lëmoshë. Nëse i ka hyrë në hak dikujt nëpërmjet përgojimit atëherë duhet t’i kërkojë atij falje. Nëse nuk e bën një gjë të tillë, ngaqë nuk dëshiron që ta dijë personi të cilin e ka përgojuar, atëherë le të kërkojë falje për të ose ta lavdërojë përpara atyre njerëzve ku e ka përgojuar, sepse veprat e mira i fshijnë veprat e këqija.

Kushti i tretë: Të pendohet me gjithë zemër dhe të shpresojë se do të ishte më mirë për të që mos ta kishte kryer atë veprim, sepse mëkati që ka kryer ia ul vlerën përpara Allahut.

Kushti i katërt: Të vendosë me gjithë zemër që mos të mos kthehet kurrë tek ajo vepër që ka kryer. Në të vërtetë, ky është fryti i vërtetë i pendesës së tij dhe është dëshmi e qartë e sinqeritetit të tij.

Kushti i pestë: Pendesa të jetë brenda afatit kohor të pranimit të saj. Nëse nuk është brenda këtij afati atëherë ajo nuk pranohet. Ebu Hurejra (r.a.) transmeton nga Profeti (a.s.) se ai ka thënë: “Allahu e pranon pendesën e atij njeriu që pendohet përpara se të lindë dielli nga perëndimi.”[4] Ndërsa në një hadith tjetër të transmetuar nga Abdulla ibnu Umer Profeti (a.s.) thotë: “Me të vërtetë Allahu e pranon pendesën e njeriut përderisa atij nuk i ka mbërritur shpirti në fyt.”[5]

Nxito që të pendohesh sa më shpejt përpara se të të humbë rasti. Bëj kujdes shumë që të thuash se kam kohë e do të pendohem më vonë, sepse askush nuk e di se kur do të vdesë.

O Zot! Ty nuk të shkakton dëm asnjë mëkat dhe as nuk të sjell dobi asnjë adhurim, na mundëso që të kërkojmë falje dhe të kthehemi drejt Teje. Zoti ynë, na zgjo nga gjumi i gafletit dhe indiferentizmit, na bëj neve që të shfrytëzojmë kohën përpara se të mbarojë afati i caktuar. O Zot! Na bëj prej atyre që mbështeten tek Ty dhe Ti ju mjafton atyre, na bëj prej atyre që e kërkojnë udhëzimin Tënd dhe Ti i ke udhëzuar ata, na bëj prej atyre që kërkojnë ndihmë prej Teje dhe Ti i ke ndihmuar, dhe na bëj prej atyre që të janë përgjëruar me lutje dhe Ti i ke mëshiruar.

Përgatiti: Elton Harxhi



[1] Transmeton Muslimi.

[2] Sure Nur: 31

[3] Sure Hud: 3

[4] Transmeton Muslimi.

[5] Transmeton Et Tirmidhi.

Posted in Cdo gje rreth Ramazanit, Hadith, RamazanComments Off on Pendesa

Vlera e Natës së Kadrit

lejletul kadr

Ebu Hurejra transmeton nga Profeti (a.s.) se ka thënë: “Kush falet Natën e Kadrit me besim dhe duke shpresuar shpërblimin, i falen të gjitha mëkatet që ka bërë më parë”[1].

Shpjegimi i hadithit

Ky hadith flet për vlerën e Natës së Kadrit. Në të vërtetë, Nata e Kadrit është një natë madhështore të cilën Allahu e ka lartësuar. Ajo është më e mirë se 1000 muaj adhurim që do të thotë më e mirë se 83 vjet e 4 muaj. Ai i cili përkushtohet me adhurim në këtë natë duke besuar dhe duke shpresuar shpërblimin nga Allahu i Lartësuar, i falen të gjitha mëkatet që ka bërë më parë. Për vlerën e saj, flet edhe Kur’ani Famëlartë, ku Allahu i Lartësuar thotë: “Ne e zbritëm Kur’anin në një natë të bekuar. Vërtet, Ne kemi qenë paralajmërues. Në atë natë vendoset çdo punë e urtë.”[2]

Ajo është një natë e bekuar që mbart shumë mirësi, vlerë dhe shpërblim të madh për atë që përkushtohet me adhurim. Kjo natë është e bekuar, sepse pikërisht në këtë natë ka zbritur Kur’ani. Allahu i Lartësuar thotë: “Ne e kemi zbritur Kur’anin në natën e Kadrit. A e di ti se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj. Në këtë natë zbresin engjëjt dhe Shpirti (Xhibrili) me lejen e Allahut me të gjitha vendimet. Ajo është paqe deri në lindjen e agimit.”[3]

Në lidhjen me ajetin kuranor: “Në këtë natë, zbresin engjëjt dhe Shpirti (Xhibrili) me lejen e Allahut”, imam Ibnu Kethiri ka thënë: “Në këtë natë, zbresin sa më shumë engjëj, sepse ajo është një natë e bekuar. Dihet mjaft mirë se engjëjt gjithmonë zbresin kur zbret bereqeti dhe mëshira. Ata zbresin kur lexohet Kur’an, mexhliset e Dhikrit rrethohen prej tyre si dhe ata shtrijnë krahët e tyre ndaj nxënësit të dijes duke e respektuar atë.”[4]      

Nuk ka dyshim se Nata e Kadrit i bie që të jetë në muajin e Ramazanit, sepse Allahu i Lartësuar e ka zbritur Kur’anin në këtë muaj. Për këtë gjë, Allahu i Lartësuar na ka njoftuar në Kur’anin Famëlartë duke thënë: “Ramazanit është muaji në të cilin ka zbritur Kur’ani.”[5]

Nata e Kadrit, në termin leksikor mbart dy kuptime: Natë e lartësuar; nata në të cilën caktohet dhe vendoset se çfarë do të ndodhë brenda një viti, bazuar në ajetin kuranor: “Në atë natë vendoset çdo punë e urtë.”[6] Në komentimin e këtij ajeti Katadeh ka thënë: “Vendosen se çfarë do të ndodhë brenda një viti.” I këtij mendimi është edhe dijetari i shquar Ibnu Kajim El Xheuzije. Megjithatë të dyja kuptimet janë domethënëse.

Fjala e Profetit (a.s.) “me besim” do të thotë: me besim tek Allahu dhe tek premtimi i Tij në shpërblimin që është përgatitur për atë që përkushtohet në këtë natë. Ndërsa fjala e Profetit (a.s.) “duke shpresuar shpërblimin”, do të thotë: duke kërkuar shpërblimin nëpërmjet adhurimit.

Kjo natë është një natë e bekuar, sepse është përzgjedhur për të filluar zbritja e Kur’anit nga Allahu i Lartësuar. Prandaj, myslimani e ka për detyrë që t’ia dijë vlerën kësaj nate; duhet ta përjetojë me besim dhe duke shpresuar shpërblimin nga Allahu, sepse kështu Allahu ia fal mëkatet që ka bërë më parë. Profeti (a.s.) na ka paralajmëruar dhe porositur që t’i kushtojmë rëndësi dhe të mos e neglizhojmë mirësinë e kësaj nate. Profeti (a.s.) ka thënë: “Ju ka ardhur Ramazani, muaji i bereqetit. Allahu i Lartësuar ua ka bërë obligim agjërimin në këtë muaj. Në këtë muaj, hapen portat e qiellit, mbyllen portat e Xhehenemit dhe prangosen shejtanët e irrituar. Në këtë natë ndodhet një natë që është më e mirë se njëmijë muaj. Ai i cili privohet nga mirësia e kësaj nate është privuar nga gjithçka.”

Prandaj, periudhën që supozohet se është Nata e Kadrit, myslimani duhet ta shfrytëzojë duke bërë sa më shumë lutje. Ai duhet të bëjë lutjen me të cilën Profeti (a.s.) ka këshilluar nënën e besimtarëve, Aishen (r.a.) e cila iu drejtua Profetit (a.s.) me këto fjalë: “O i Dërguar i Allahut, nëse e di se kur është nata e Kadrit, çfarë duhet të them? Ai  tha: Thuaj: “Allahume in neke Afu’un tuhibul af’ue fa’fu an ni”[7] (O Zot, me të vërtetë Ti je Falës dhe e do faljen. Prandaj më fal mua.)

Përgatiti: Elton Harxhi

 


[1] Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.

[2] Duhan: 3-4.

[3] Kadr: 1-5.

[4] Marrë nga “Tefsiri i Ibnu Kethirit”

[5] Bekare: 185

[6] Duhan: 3-4.

[7] Transmetojnë Et Tirmidhi, Ibnu Maxheh, Ahmedi dhe En Nesai.

Posted in Cdo gje rreth Ramazanit, Hadith, RamazanComments Off on Vlera e Natës së Kadrit

Në kërkim të Natës së Kadrit

 Nata e Kadrit

Aishja (r.a.) ka thënë: “Në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit Profeti (a.s.) hynte në itikaf dhe thoshte: “Kërkojeni natën e Kadrit në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit”. Në një transmetim tjetër thuhet: Kërkojeni atë në netët teke të dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit.”[1]

Shpjegimi i hadithit:

Nëpërmjet këtij hadithi myslimani është i urdhëruar që ta kërkojë natën e Kadrit në dhjetëditëshin e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit. Këtë natë ai duhet ta kalojë në përkushtim dhe adhurim për Allahun.

Nga transmetimet e sakta të disa haditheve thuhet se myslimani duhet ta kërkojë natën e Kadrit në netët teke të dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit. Nata që më së shumti supozohet të jetë nata e Kadrit është nata e njëzet e shtatë. Sepse Ubej ibnu Ka’ab (r.a.) ka thënë: “Betohem në Allahun, se unë e di se cila është ajo natë. Ajo është nata në të cilën Profeti (a.s.) na ka urdhëruar për të qenë të përkushtuar në adhurim. Ajo është nata e njëzet e shtatë.”[2]

Megjithatë, jo në të gjitha vitet nata e Kadrit është në një natë të caktuar, që do të thotë se në një vit ajo mund të jetë në natën e 27-të, ndërsa në vitin tjetër ajo mund të jetë në natën e 25-të. Kjo ndodh kështu me vullnetin dhe urtësinë e Allahut të Lartësuar. Një gjë të tillë e dëshmojnë hadithet e Profetit (a.s.) të transmetuara që flasin për këtë temë. Ubej ibnu Kalabeh ka thënë: “Nata e Kadrit i bie që të lëvizë në netët teke të dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit.”[3]

Ashtu si nuk dihet me saktësi ora e lutjes në ditën e Xhuma, po ashtu nuk dihet me saktësi se kur është nata e Kadrit. Urtësinë e fshehjes së saj e di Allahu, por ajo që duhet të bëjë myslimani është që të jetë sa më kërkues, sepse nëse do ta dinim me siguri se kur është, atëherë myslimani do të plogështohej në adhurim përgjatë gjithë muajit dhe do t’i mjaftonte fakti që të përkushtohej vetëm atë natë. Pra fshehja e saj e fton myslimanin që të përkushtohet me adhurim përgjatë gjithë muajit, veçanërisht në dhjetëditëshin e fundit të muajit. Po ashtu, sekret i fshehjes së saj është se ajo është edhe një sprovë për myslimanët, për t’u dalluar ai i cili e ka marrë seriozisht këtë natë që të përkushtohet në adhurim me besim dhe duke shpresuar në shpërblimin e saj, nga ai person që është dembelosur dhe që nuk e vlerëson atë ashtu siç duhet. Fshehja e saj konsiderohet një mirësi e madhe. Ubade ibnu Samit tregon: “Profeti (a.s.) doli për të na treguar se kur është nata e Kadrit. Rrugës ai pa dy myslimanë që po grindeshin me njëri-tjetrin. Pastaj ai (a.s.) tha: “Dola për t’ju lajmëruar se kur është nata e Kadrit, por filani po grindej me filanin, prandaj ajo është fshirë. Por, ndoshta kështu është më mirë për ju. Kërkojeni atë në natën e nëntë, të shtatë apo të pestë.”[4]

Thënia e Profetit (a.s.) “por filani po grindej me filanin” do të thotë se ata po grindheshin me njëri-tjetrin, prandaj ata u privuan nga bereqeti i natës së Kadrit. Imam ibnu Kethiri ka thënë: “Tek fjalët e Profetit a.s. ka ndjesi që të bën ta dëgjosh me kujdes. Me të vërtetë tek gabimet dobia humbet dhe dija nuk mund të përftohet. Prandaj në një hadith të Profetit a.s. lexojmë: “Me të vërtetë njeriu privohet nga risku për shkak të një mëkati që ka bërë.”[5]

Fjala e Profetit (a.s.) “prandaj ajo është fshirë”, do të thotë se nuk dihet me saktësi se kur është, por megjithatë ajo nuk është fshirë tërësisht prej jush sepse Profeti (a.s.) tha: “Kërkojeni atë në natën e nëntë, të shtatë apo të pestë.”

Pikërisht për këtë arsye myslimani duhet që ta shfrytëzojë këtë natë për të qenë pjesë e kësaj mirësie të madhe. Në netët e dhjetëditëshit të fundit ai duhet të përkushtohet në adhurim duke u falur, lexuar Kur’an, duke bërë dhikër, të përgjërohet me lutje, të japë sadaka dhe të bëjë çfarë të mundet prej veprave të mira. Ai duhet të jetë ndër të parët në namazin e Teravive dhe namazit të Tehexhudit në pjesën e fundit të natës. Ai duhet të jetë në namaz qysh me tekbirin e parë të imamit që të jetë më i përkushtuar në namaz, të dëgjojë me kujdes dhe të meditojë në ajetet e Kur’anit që i lexon imami. Tek ajetet që flasin për mëshirë të kërkojë mëshirë prej Allahut, ndërsa tek ajetet që flasin për ndëshkimin kërkon mbrojtje nga Allahu. Realisht, ato janë ditë të numërua që përfiton prej tyre ai që përkushtohet dhe privohet prej tyre mëkatari që ka humbur një mirësi shumë të madhe. Ai që është i mençur e di vlerën e vetes së tij, prandaj e shfrytëzon në maksimum atë që e ka në dorë, i vlerëson evenimentet madhështore, ia di mirësinë dhe nuk i lë që t’i ikin nga duart.

Nata e Kadrit është një natë për secilin njeri që dëshiron të përfitojë prej mirësisë dhe shpërblimit të saj. Ai njeri që në atë natë përkushtohet me adhurim e merr shpërblimin e premtuar edhe nëse nuk shfaqen shenjat e njohjes së kësaj nate. Ndoshta disa njerëz mund ta kuptojnë atë nga shenjat ashtu siç i ndodhi Profetit (a.s.), i cili pa sikur në atë mëngjes po bënte sexhde mbi ujë dhe baltë. Allahu e di më së miri.

O Zot, na bëj prej atyre që e agjërojnë këtë muaj, përkushtohet në natën e Kadrit duke përfituar nga shpërblimi i asaj nate. O Zot, na bëj prej të parëve në konkurrimin për vepra të mira. Na mundëso të të falënderojmë për mirësitë që na ke dhënë dhe që të të adhurojmë në formën më të mirë!



[1] Transmetojnë Buhari dhe Muslimi.

[2] Transmeton Muslimi.

[3] Transmeton Abdurezaku, Ibnu Ebu Shejbeh dhe Et Tirmidhiu.

[4] Transmeton Buhari.

[5] Marrë nga “Tefsiri i Ibnu Kethirit”.

 

Posted in Cdo gje rreth Ramazanit, Hadith, RamazanComments Off on Në kërkim të Natës së Kadrit

Përkushtimi në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit

lutja

Aishja (r.a.) ka thënë: “Kur vinte dhjetëditëshi i fundit i Ramazanit, Profeti (a.s.) e gjallëronte natën, zgjonte pjesëtarët e familjes, ishte më i përkushtuar dhe shtrëngonte rrobën”[1]. Në një transmetim tjetër thuhet: “Në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit, Profeti (a.s.) përkushtohej më shumë seç ishte përkushtuar më parë”[2].

Shpjegimi i hadithit

Ky hadith tregon se dhjetëditëshi i fundit i Ramazanit dallohet nga ditët e tjera për shkak të përkushtimit më të madh. Nëna e besimtarëve, Aishja (r.a.) na e ka përshkruar adhurimin e Profetit (a.s.) në këtë dhjetëditësh me katër cilësi:

Cilësia e parë: E gjallëronte natën, që do të thotë se tërë natën e kalonte në adhurim, rrinte zgjuar dhe nuk flinte sepse gjumi është gjysmë vdekje. E gjallëronte natën duke u falur dhe duke adhuruar Allahun, Zotin e botëve. Në një hadith të transmetuar nga Abdullah ibnu Amër lexojmë se nuk është e lejuar që myslimani ta gdhijë tërë natën duke u falur[3].  Ky hadith nuk bie në kundërshtim me hadithin e Aishes, sepse qëllimi i këtij hadithi është për atë njeri që falet vazhdimisht përgjatë gjithë vitit.

Cilësia e dytë: Zgjonte pjesëtarët e familjes, në mënyrë që edhe ata të përfitonin nga mirësia e dhikrit dhe adhurimit në këtë kohë të begatë.

Cilësia e tretë: Ishte më i përkushtuar; që do të thotë se në këtë periudhë ai ishte më i përkushtuar se në dy dhjetëditëshat e parë. Arsyeja pse ai ishte më i përkushtuar, sepse në këtë dhjetëditësh gjendet Nata e Kadrit.

Cilësia e katërt: Shtrëngonte rrobën; që nënkupton përkushtim më të madh në adhurim. Dihet se në këtë dhjetëditësh Profeti (a.s.) hynte në Itikaf, ndërkohë që ai që është në itikaf e ka të ndaluar t’i afrohet gruas.

I nderuar vëlla dhe motër!

Përshkruaje veten me këto cilësi. Fale namazin e Tehexhudit (natës) bashkë me imamin plus namazin e teravive. Sepse kështu arrin që të jesh më i përkushtuar se në dy dhjetëditëshat e parë. Gjallëroje natën duke u falur.

Duhet të jesh sa më i durueshëm gjatë këtij adhurimi, sepse realisht namazi i tehexhudit karakterizohet nga durimi, por në të njëjtën kohë shpërblimi i tij është shumë i madh. Falja e namazit të tehexhudit realisht, është rasti më i mirë dhe plaçka më e mirë. Ndoshta njeriun mund ta prekë puhiza e Zotit të tij dhe kështu ai është i lumtur në këtë botë dhe në botën tjetër.

Të parët e këtij ymeti, e zgjasnin shumë faljen e namazit të natës. Duke marrë si shembull Profetin (a.s.) Saib ibnu Zejd thotë: “Prijësi i besimtarëve Omeri urdhëroi Ubej ibnu Ka’bin dhe Temim Ed Darin që të falnin namaz me nga 11 rekatë si imamë.  Në namaz ata lexonin suret që kanë 200 ajete, kështu që nga lodhja ne u mbështetnim tek shkopat, dhe si rrjedhojë namazi përfundonte në prag të agimit.”

Në Ramazan, myslimani ka dy beteja me veten e tij; ditën duke agjëruar dhe natën duke u falur. Ai i cili bashkon ndërmjet këtyre të dyjave duke i dhënë secilës prej tyre hakun që i takon, konsiderohet prej durimtarëve që shpërblehen pa kufi.

Ky dhjetëditësh është në përfundim të muajit të Ramazanit, ndërkohë që veprat që njeriu kryen lidhen ngushtë me përfundimin e tyre. Në këtë dhjetëditësh gjendet Nata e Kadrit, dhe mund të ndodhë që myslimani e arrin Natën e Kadrit duke qenë në adhurim dhe si rrjedhojë i falen mëkatet.

Myslimani po ashtu duhet që të nxisë pjesëtarët e familjes që edhe ata të përkushtohen me adhurim, sidomos në këto kohë madhështore nga të cilat neglizhon vetëm ai që e privon veten për të përfituar prej tyre. Në kohët që jetojmë zgjimi është shumë i thjeshtë, por ajo që është e rëndësishme është se njeriu duhet të këshillojë familjen që orët e natës t’i shfrytëzojë për mirë dhe jo t’i humbasë duke u marrë me thashetheme. Humbja më e madhe për njeriun është që në kohën kur njerëzit janë duke e falur namazin e Tehexhudit, ai e harxhon kohën në gjëra të padobishme, apo në haram.

Prandaj, myslimani duhet të shpejtojë që të bëjë sa më shumë vepra të mira në ato pak ditë që kanë ngelur nga ky muaj, sepse përfitimi nga këto ditë mund të jetë shkak i mbulimit të veprave jo të mira që njeriu ka vepruar gjatë jetës.

Është për të ardhur keq me disa njerëz, të cilët në fillim të këtij muaji bëjnë vepra të mira, falen e lexojnë Kur’an, por më pas tek ta shfaqen shenjat e mërzitisë dhe pesimizmit, sidomos në dhjetëditëshin e fundit, i cili dallohet nga fillimi i tij. Prandaj njeriu duhet ta vazhdojë përkushtimin, madje ta shtojë atë akoma më tepër, sepse veprat lidhen ngushtë me përfundimin e tyre. Dhe nëse kushtet plotësohen, atëherë veprat janë më të pranueshme. Prandaj, në këtë dhjetëditësh myslimanët duhet të konkurrojnë me njëri-tjetrin se kush të bëjë më shumë punë të mira.

Përgatiti: Elton Harxhi


[1]  Transmeton Buhari.

[2]  Transmeton Muslimi.

[3]   Transmetojnë Buhari dhe Muslimi.

Posted in Cdo gje rreth Ramazanit, Hadith, RamazanComments Off on Përkushtimi në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit


Na ndiqni në Facebook

Kur’an

HugeDomains.com - IslamicNature.com is for sale (Islamic Nature)

Hundreds of thousands of premium domains

Questions? We're here to help! Call today:

1-303-893-0552

IslamicNature.com is for sale

Buy Now: $1495 SAVE $100 today: $1395
  • Take Immediate ownership
  • Transfer the domain to the Registrar of your choosing
OR
Finance This Domain: $1495 12 monthly payments of $125
  • 12 monthly payments, only $124.58 per month
  • Start using the domain today See details

Talk to a domain expert: 1-303-893-0552

Hurry - once it's sold this opportunity will be gone!

Besides being memorable, .com domains are unique: This is the one and only .com name of it's kind. Other extensions usually just drive traffic to their .com counterparts. To learn more about premium .com domain valuations, watch the video below:

Turbocharge your Web site. Watch our video to learn how.

Improves Your Web Presence

Get noticed online with a great domain name

73% of all domains registered on the Web are .coms. The reason is simple: .com is the where most of Web traffic happens. Owning a premium .com gives you great benefits including better SEO, name recognition, and providing your site with a sense of authority.

Here's What Others Are Saying

Since 2005, we've helped thousands of people get the perfect domain name
  • Excellent, it was great to start with new domain so quick - Sarah, MightyMessenger.com, 10/9/2017
  • everything ok - DESTI ALESSANDRO, Cving.com, 10/9/2017
  • Huge domain was easy to use, they followed through on what was promised and allowed us to finance our domain purchase over time, instead of outlaying all the cash up front. Great service! - Josh, WhiteLabelCo.com, 10/4/2017
  • More testimonials

IslamicNature.com

Own this domain today

Our Price: $1,495 (USD)

Questions?
Speak with a domain specialist!
Call us: 1-303-893-0552 M-F 9am - 5pm MST

© 2017 HugeDomains.com. All rights reserved.

Related Sites