Archive | Cdo gje rreth Ramazanit

Tiranë, mbahet simpoziumi “Ramazani dhe vlerat e tij”

 

ZK1A0480Komuniteti Mysliman i Shqipërisë organizoi sot, më 17 qershor 2015, një simpozium me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. Në këtë aktivitet u trajtua rëndësia, vlerat dhe dobitë e Ramazanit për njeriun, familjen e shoqërinë.

Simpoziumi nisi me këndimin e një pjese kur’anore nga Gazmend Teqja, zv/myfti i Tiranës. Në vijim të ftuarit dhe pjesëmarrësit i përshëndeti Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj. Në fjalën e tij z. Bruçaj e vuri theksin te rëndësia e këtij muaji të bekuar, në të cilin manifestohet përkushtimi i besimtarëve ndaj Zotit me anë të kësaj sakrifice sublime. “Agjërimi është një institucion moralo-shpirtëror, që zhvillon te njeriu ndjenja të tilla si: mëshirën, dhembshurinë, bamirësinë dhe sinqeritetin, por, mbi të gjitha, e afron dhe e bën më shumë falënderues ndaj Zotit”, u shpreh Kryetari Bruçaj.

Nënkryetari Ali Zaimi referoi mbi temën “Ramazani, moment reflektimi”. Z. Zaimi solli në vëmendje disa nga vlerat e shumta të Ramazanit, i cili konsiderohet si pranvera e jetës së besimtarit. “Ramazani është muaji i reflektimit, i cili ndikon fuqishëm në rregullimin e jetës sonë sipas një sistemi të përsosur jete, sipas Islamit”, tha z. Zaimi.

Për temën “Aspekti social i Ramazanit” referoi Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra. “Ramazani është muaji në të cilin manifestohet më shumë mëshira e dashuria. Ky është muaji kur të pasurit nxiten të mendojnë më shumë për të varfrit, ndërsa njerëzit në përgjithësi priren t’i forcojnë më shumë marrëdhëniet familjare, farefisnore dhe ato shoqërore”, nënvizoi z. Gurra.

“Urtësitë e Ramazanit” ishte tema e referuar nga Elvis Naçi, drejtor i Thirrjes dhe Mesazhit Islam. “E vërteta kryesore e agjërimit në Islam, vjen si pasojë e mbikëqyrjes së Allahut ndaj agjëruesit, si dhe shqetësimi dhe përkushtimi i këtij të fundit për të agjëruar vetëm për hir të Allahut”, u shpreh z. Naçi.

Një tjetër temë ishte ajo e trajtuar nga Myftiu i Durrësit, Redin Quku, i cili foli mbi aspektin socio-psikologjik të agjërimit. “Agjërimi, – u shpreh z. Quku, – duke ulur intensitetin e instinkteve dhe emocioneve shtazore e trupore, influencon në vendosjen e ekuilibrit logjikë-kompleks instinktesh dhe emocionesh, për pasojë dhe ekuilibrin psikik.”

Moderimi i simpoziumit u bë nga Drejtori i Kulturës, Dr. Genti Kruja, i cili theksoi se, muaji i Ramazanit na fut brenda një atmosfere të përshpirtshme dhe ka një ndikim të jashtëzakonshëm, sidomos në këto kohë të tendosjeve psikologjike. Në fund, duke falënderuar referuesit dhe pjesëmarrësit, ai uroi një Ramazan të mbarë, agjërim të lehtë dhe sakrificë të shpërblyer për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

Simpoziumi i organizuar në Hotel Tirana u mbyll me një koktej. Për pjesëmarrësit u dhurua numri i fundit i revistës “Drita Islame”.

ZK1A0466 ZK1A0488 ZK1A0509 ZK1A0528 ZK1A0595

Posted in Cdo gje rreth Ramazanit, RamazanComments Off on Tiranë, mbahet simpoziumi “Ramazani dhe vlerat e tij”

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati shtron iftar

10495809_606726826107770_7786119581723690851_o (1)

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, shtroi mbrëmë një iftar në respekt të muajit të bekuar të Ramazanit.

Në këtë iftar ishin të ftuar kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, drejtues të KMSH-së, ministra, deputetë, ambasadorë, përfaqësues të komuniteteve fetare në vend, si dhe të ftuar të tjerë.

Në fjalën e tij përshëndetëse kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, u shpreh: “Ramazani është muaji ku njeriu afrohet më shumë me Zotin, përmes adhurimit, përkushtimit, bujarisë, lëmoshës e sigurisht edhe bashkimit në sofrën e iftarit. Një shembull i mirë i këtij bashkimi është kjo tryezë, ku njerëz të fushave të ndryshme, janë mbledhur për të ndarë respektin, dashurinë, idetë, mendimet, pikëpamjet dhe harmoninë mes njëri-tjetrit.”

Ndërkohë z. Brucaj, duke kujtuar situatën e rëndë dhe ngjarjet e dhimbshme, që po përjetojnë popujt në Siri, Irak, Palestinë dhe në vende të tjera me popullsi myslimane, dënoi ashpër çdo akt dhune e terrori dhe u shpreh se ne i besojmë Kur’anit që thotë: “Kush i merr jetën
një njeriu është sikur t’i ketë marrë jetën të gjithë njerëzimit, dhe kush i shpëton jetën një njeriu, është sikur t’i ketë shpëtuar jetën të gjithë njerëzimit. Le të jetë ky varg kur’anor një mesazh për mbarë botën, sidomos për organizmat ndërkombëtar dhe diplomacinë mbarëbotërore, një thirrje me urgjencë në drejtim të paqes në vendet ku ka luftë e konflikte, e sidomos në Palestinë (Gaza), ku po përjetohet një dramë njerëzore ndaj fëmijëve dhe njerëzve të pafajshëm.

“Si Komunitet Mysliman – vazhdoi më tej z. Bruçaj, – që në fillim të këtij Muaji të Begatë u kemi bërë thirrje të gjithëve, sidomos besimtarëve myslimanë shqiptarë kudo që ata ndodhen, imamëve dhe prijësve fetarë nëpër xhami dhe myftini, që të bëjnë dua e të luten pa pushim, që Allahu i Madhëruar të sjellë paqen në ato vende ku ka luftë dhe konflikte, t’i ruajë banorët e tyre nga çdo e keqe dhe katastrofë në këtë Muaj të Bekuar e të Madhnueshëm të Ramazanit e më tej në vazhdimësi.”

Ndërsa ministri Ditmir Bushati tha: “Feja myslimane është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore. Feja nuk është as trend, as modë. Është besim i palëkundur te Krijuesi, dhe besimi në Zot vetëm sa e pasuron shpirtin e popullit. Shumë jo-praktikantë kujtojnë se Ramazani ka të bëjë vetëm me shmangien e ushqimit dhe pijeve gjatë ditës, por muaji i Ramazanit nuk është vetëm agjërim për trupin, para së gjithash, është një kohë thellësisht shpirtërore, gjatë së cilës njeriu përpiqet të bëhet njeri më i mirë, të gjejë paqen e brendshme dhe të jetë sa më pranë Zotit.”

21 korrik 2014

10498467_606726772774442_7838933656700247972_o 10547885_606727112774408_5285560179276858078_o 1559395_606727366107716_7271446215213816014_o

Posted in Cdo gje rreth Ramazanit, RamazanComments Off on Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati shtron iftar

Zyra e Gruas, iftar me personalitete të shquara të jetës publike

Zyra e Gruas në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, shtroi një iftar, ku morën pjesë deputete, përfaqësuese të botës së mendimit, biznesit, artit, politikës, medias, drejtuese të shoqatave të ndryshme, si dhe përfaqësuese të shoqërisë civile dhe botës akademike.

Të pranishmet i përshëndeti Përgjegjësja e Zyrës së Gruas në KMSH, znj. Fatma Karaj, e cila theksoi se edhe njëherë sofra e iftarit na kujtoi se kemi nevojë kurdoherë të kujtojmë Zotin me të gjitha të mirat që Ai na ka dhuruar, dhe me sofrën e iftarit arrihet kulmi i kësaj lidhjeje sublime.

Në iftar ishte e pranishme edhe zonja e parë e shtetit Odeta Nishani, zv/ministrja e Arsimit Nora Malaj, kryetarja e “Aleancës së Grave Deputete” Mesila Doda, si dhe znj. Arvizu, si dhe shumë personalitete të tjera.

17 korrik 2014

ZK1A0096 ZK1A0098 ZK1A0094 IMG_2314 ZK1A0186

Posted in Cdo gje rreth Ramazanit, RamazanComments Off on Zyra e Gruas, iftar me personalitete të shquara të jetës publike

Presidenti Obama shtron iftar​

President Obama Hosts Iftar DinnerPresidenti Amerikan, Barak Obama ka shtruar një iftar në Shtëpinë e Bardhë, më 14 korrik 2014, për nder të amerikanëve myslimanë, dhe myslimanëve në mbarë botën.

“Ramazani për myslimanët është kohë për të kujtuar dhe reflektuar se disiplina dhe devotshmëria janë esenca e jetës si besimtar. Për të gjithë ne, pa marrë parasysh çfarë besimi kemi, Ramazani është një përkujtues i asaj se sa dhe çfarë jemi të gatshëm të ndajmë me të tjerët”, u shpreh z. Obama gjatë iftarit.

Këtë vit, në mbajtjen e iftarit tradicional, ku në Shtëpinë e Bardhë ftohen njerëz të shquar të komunitetit mysliman, Obama ka përgëzuar edhe arritjet e tre amerikanëve myslimanë, për iniciativat e tyre të dobishme në interes të komunitetit ku ata jetojnë.

Ai ka nderuar Kelly Carlisle, e cila drejton një fermë urbane që ushqen familje dhe mëson fëmijët për ta vlerësuar punën e zellshme; Muhammed Chaudhry, i cili drejton një fondacion që punon me shkolla, prindër dhe teknologji, për t’i ndihmuar studentët në zënien e shkencës dhe matematikës; dhe Aala Mohamed, e cila zhvillon kurrikula përmes të cilave inspiron nxënësit e shkollave të mesme myslimane – në veçanti vajzat – të ndjekin karrierën e tyre në teknologji dhe inxhinieri.

Posted in Cdo gje rreth Ramazanit, RamazanComments Off on Presidenti Obama shtron iftar​

Iftar i Ambasadës së Turqisë, Tiranë

Me rastin e muajit të Madhërueshëm të Ramazanit, Ambasadori i Republikës së Turqisë në Shqipëri shtroi një iftar, ku ishin të ftuar përfaqësues të komuniteteve fetare, përfaqësues të trupit diplomatik, figura të jetës kulturore, shoqërore e shkencore, si dhe besimtarë e qytetarë të Tiranës.

Ambasadori z. Hidayet Bayraktar, duke i uruar mirëseardhjen të ftuarve, u shpreh: “Unë jam i kënaqur që tashmë Ambasada jonë, në koordinim me DIYANET-in (Komunitetin Mysliman të Turqisë), e ka kthyer në traditë shtrimin e këtij iftari, për të qenë të gjithë bashkë, për të falënderuar Zotin dhe për të ndarë së bashku gëzimin dhe kënaqësinë, që na sjell ky muaj i bekuar.”

Më tej e mori fjalën këshilltari për çështjet fetare pranë kësaj ambasade, z. Shaban Ish
lek, i cili tha: “Ramazani është muaji i gëzimit, për të qenë afër familjes, për të dashur të  afërmit dhe miqtë, për të ndihmuar këdo që është në nevojë. Kudo në botë festohet ky muaj. Kudo në botë shtrohen iftare për të nderuar këtë sakrificë sublime, që bëhet për hir të Zotit.”

Ndërsa Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj,  pasi falënderoi Ambasadën e Turqisë për këtë sofër të begatë e vëllazërore, vlerësoi vëllazërinë e dy popujve tanë, si dhe vullnetin e mirë të DIYANET-it, për të ndarë gëzimin e këtij muaji me besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe në mbarë botën.

17 korrik 2014

DSC_0102

DSC_0106

IMG_6613 IMG_6621

Posted in Cdo gje rreth Ramazanit, RamazanComments Off on Iftar i Ambasadës së Turqisë, Tiranë

“Karvani i bereqetit” ndalet në Kavajë

“Karvani i bereqetit” është ndalur edhe në Kavajë, duke shtruar një iftar të madh në zemër të qytetit.

Ashtu si në Shkodër dhe Tiranë, edhe këtu sofra e iftarit mblodhi drejtues fetarë, përfaqësues të pushtetit vendor, si dhe besimtarë të shumtë.

Myftiu i Kavajës Besnik Leçini falënderoi me këtë rast minibashkinë Bajram Pasha si financuese të këtij iftari, i cili është kthyer në një traditë të bukur që bashkon çdo Ramazan myslimanët e Kavajës.

Fjalë përshëndetëse mbajtën edhe kryetari i Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi dhe përfaqësuesi i minibashkisë Bajram Pasha, të cilët uruan besimtarët për një agjërim të lehtë e të pranuar.

Pjesëmarrësit në këtë iftar u shp ërblyen edhe me një program të pasur me këndim Kur’ani dhe ilahi.

Pas Kavajës, “Karvani i bereqetit” do të udhëtojë në drejtim të Kosovës dhe vendeve të tjera të rajonit.

13 korrik 2014

923441_731640000228864_3253883773099879703_n

 

 

Posted in Cdo gje rreth Ramazanit, RamazanComments Off on “Karvani i bereqetit” ndalet në Kavajë

Iftar i Myftinisë Elbasan

Myftinia Elbasan shtroi mbrëmë një iftar në ambientet e kalasë së qytetit në kuadër të aktiviteteve të saj për muajin e Ramazanit.

Të ftuar në këtë tryezë ishin kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë Elbasan Qazim Sejdini, prefekti Arben Kamami, kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi, përfaqësues të Ambasadës Turke, drejtori i TIKA, Birol Cetin, deputetë të Elbasanit, figura intelektuale, si dhe besimtare e besimtarë të shumtë.

Myftiu Agim Duka në fjalën e tij theksoi se një ndër qëllimet e Ramazanit, është rritja e solidaritetit dhe forcimi i vëllazërisë dhe harmonisë mes njerëzve. “Një nga qëllimet kryesore të këtij muaji është forcimi i unitetit, vëllazërisë dhe harmonisë. Këtij qëllimi i shërben edhe tradita e bukur e shtrimit të iftareve, ku njerëz të shtresave të ndryshme të popullsisë mblidhen në një tryezë të përbashkët, duke shënuar kështu një nga kulminacionet e këtij muaji të bekuar”, u shpreh z. Duka.

Pjesëmarrësit i përshëndetën edhe Kryetari i Komunitetit Mysliman, Skender Bruçaj, ministri Erion Veliaj, kryebashkiaku Qazim Sejdini, etj.

Më pas, në një atmosferë të ngrohtë e vëllazërore, është konsumuar vakti iftarit, i shoqëruar me urimet dhe lutjet për një adhurim dhe sakrificë të pranuar tek Allahu i Madhëruar.

14 korrik 2014

10498429_488404867962294_2561122991398021308_o 10553782_488405584628889_2903575578456222286_o 10506612_488405481295566_4029402854802995405_o 10550156_488405997962181_8455862763746016880_o

Posted in Cdo gje rreth Ramazanit, RamazanComments Off on Iftar i Myftinisë Elbasan

Agjërimi, si mundësi dorëzimi absolut në duart e Zotit

1381322_481169731997123_994781191_n

nga Muhamed Sytari

Myfti i Zonës Shkodër

Agjërim, si mundësia më e mirë për arritjen e përkushtimit në jetë, do të thotë t’ia dorëzosh tërësisht veten Zotit, në nivelet më të larta të “tevekkulit”, (vetëdorëzimit me bindje, në duart e Zotit, pas plotësimit të kushteve dhe shkaqeve materiale) si dhe të angazhohemi maksimalisht me gjymtyrët tona drejt asaj që Ai kërkon nga ne në jetë.

Jo më kot, Imam Gazaliu e ka konsideruar agjërimin, si ¼-ta e besimit. Në “Ihja Ulumiddin”, teksa flet për sekretet e agjërimit dhe dobitë e tij, shkruan: “Agjërimi është ¼-ta e besimit, duke u nisur nga thënia e tij (a.s.): “Agjërimi është gjysma e durimit”[1], si dhe thënia e tij (a.s.): “Durimi është gjysma e besimit”[2]…”[3]

Mbi këtë bazë, edhe shpërblimi për agjërimin vjen në mënyrën më të lartë: “Çdo e mirë shpërblehet me dhjetë sosh deri në shtatëqind shpërblime, përveç agjërimit, ai është Imi dhe vetëm Unë shpërblej për të!“[4] Ndërsa në Kur’an – siç vijon logjikën e tij Imam Gazaliu,- thuhet: “Durimtarëve do ua japë shpërblimin të pallogaritshëm“.[5]

Urtësia nga legjitimimi i agjërimit, siç pohon dijetari i shquar, Dr. Abdulkerim Zejdan: “është e dukshme, pasi me agjërim njeriu përfiton shpirtërisht, edukon veten me sinqeritetin, mësohet të durojë, të shfaqë adhurimin e tij ndaj All-llahut (xh.sh), sikurse është një rritje e ndjesisë së muslimanit për vëllanë e tij musliman të uritur, i cili nuk ka me se të shuajë urinë dhe etjen e tij.”[6]

Nga përvojat personale, por edhe nga bashkëbisedimet e shumta me agjërues ndër
vite, kuptohet qartë se kur njeriu angazhohet ta respektojë thirrjen e agjërimit, sidomos në Ramazan, për tridhjetë ditë me radhë, natyrshëm, të gjitha këto urtësi hyjnore dhe shumë të tjera, bëhen pjesë e pandarë e ditës dhe natës, duke e lidhur më shumë muslimanin me ndjesinë e fesë dhe besimit. Me fjalë të tjera, morali dhe rutina e jetës në agjërim, mund të bëhet shkak që njeriu të korrigjojë të kaluarën e tij, i vendosur për të përjetuar eksperiencat e agjërimit, edhe pas tij!

Me fjalë të tjera, agjërimi është një stërvitës i mrekullueshëm që e bën njeriun të reflektojë dhe të kuptojë se vetëbesimi i zhvesur nga besimi në Zot, nuk është gjithçka në jetë, përkundrazi, është një arsye më shumë drejt arrogancës injorante dhe ushqimit të kapriçove me mendjemadhësinë e vetëkënaqur!?

Agjërimi na mëson se sa rëndësi ka që të paktën një muaj në vit, besimtari të refreskojë besëlidhjen e fesë dhe të besimit, duke u dëshmuar si individ i shëndoshë i një shoqërie, që përherë ka nevojë për përmirësim. Të ketë mundësi të kuptojë se suksesi dhe arritjet e larta, përfshi vullnetin për të ecur në jetë, kalojnë nga bota e besimit dhe përkushtimit ndaj Thirrjeve të Zotit, më të plotave thirrje për mbarësi dhe sukses!

Ateistët dhe përhapësit e teorive afetare në shoqërinë tonë (por jo vetëm), edhe pse mundohen t’i japin drejtimin e filozofisë së tyre kuptimeve të agjërimit, nuk arrijnë të kuptojnë shpirtin dhe esencën e marrëdhënies së njeriut me Zotin, atë prej të cilës ata e kanë privuar veten.

Agjërimi është mënyra më e mirë, që njeriu i kohëve moderne; krijesa që përpiqet të marrë mbi supe jetën, duke e larguar Zotin prej saj, i vërsulur pas teorive dhe filozofive afetare dhe ateiste, drejt teknologjisë së vrasjes dhe shkatërrimit në masë me armët e krijuara dhe tmerrin që ato shkaktojnë në duar abuzive, të ketë një mundësi kthese dhe pendimi, të ketë një derë të hapur për t’u kthyer nga Zoti, Krijuesi i Vetëm, i Urti Dijeplotë!

Agjërimi, është mundësia më e mirë, që njeriu i sotëm pa besim, ateist dhe arrogant me pushtetin e shumëllojshëm në dorë, të ndalë pak hovin e arrogancës së tij dhe të mendojë se kjo gjithësi e ka NJË ZOT, nuk është ai zoti! Ai nuk është asgjë, është një krijesë e dobët e rritur në mënyrë të gabuar, e gatshme për të prishur e për të shkatërruar tokën dhe jetën!? Ja, sot në Gaza, ku njerëz të pafajshëm, besimtarë agjërues, fëmijë e gra, pleq e plaka, vriten dhe masakrohen pabesisht dhe në mënyrën më tinzare nga makina e terrorit dhe urrejtjes!? Shembulli më i neveritshëm i devijimit të racës njerëzore, nga besimi dhe thirrja e tij në jetë!

Agjërimi është mënyra më e mirë për t’u kthyer nga Zoti dhe mësimet e tij, por njëkohësisht edhe mënyra më e mirë e bashkimit dhe solidarizimit të bashkësisë së muslimanëve kudo në botë, për t’i rikthyer botës dritën, me të cilën ata i dhanë kuptim jetës dhe njeriut, cilitdo njeri, teksa udhëhiqnin botën me dashuri dhe paqe!

—————-

[1] Tirmidhiu, hasen dhe Bejhekiu nga Ebu Hurejra (r.a).

[2] Ebu Nuajmi në “El-Hilje” dhe Khatibi në “Et-Tarikh”, nga Ibni Mesudi (r.a), hasen.

[3] Ebu Hamid El-Gazali, “Ihja Ulumiddin”, botimi I-rë, Bejrut, 2000, vëll. I-rë, f. 310.

[4] Bukhariu dhe Muslimi, nga Ebu Hurejra (r.a).

[5] Kur’ani, Ez-Zummer: 10.

[6] Dr. Abdulkerim Zejdan, “El-Mufassal fi ahkamil-mer’eti”, botimi i II-të, Bejrut, 1994, vëll. II-të, f. 9.

Posted in Cdo gje rreth Ramazanit, RamazanComments Off on Agjërimi, si mundësi dorëzimi absolut në duart e Zotit

Na ndiqni në Facebook

Kur’an

HugeDomains.com - IslamicNature.com is for sale (Islamic Nature)

Hundreds of thousands of premium domains

Questions? We're here to help! Call today:

1-303-893-0552

IslamicNature.com is for sale

Buy Now: $1495 SAVE $100 today: $1395
  • Take Immediate ownership
  • Transfer the domain to the Registrar of your choosing
OR
Finance This Domain: $1495 12 monthly payments of $125
  • 12 monthly payments, only $124.58 per month
  • Start using the domain today See details

Talk to a domain expert: 1-303-893-0552

Hurry - once it's sold this opportunity will be gone!

Besides being memorable, .com domains are unique: This is the one and only .com name of it's kind. Other extensions usually just drive traffic to their .com counterparts. To learn more about premium .com domain valuations, watch the video below:

Turbocharge your Web site. Watch our video to learn how.

Improves Your Web Presence

Get noticed online with a great domain name

73% of all domains registered on the Web are .coms. The reason is simple: .com is the where most of Web traffic happens. Owning a premium .com gives you great benefits including better SEO, name recognition, and providing your site with a sense of authority.

Here's What Others Are Saying

Since 2005, we've helped thousands of people get the perfect domain name
  • Excellent, it was great to start with new domain so quick - Sarah, MightyMessenger.com, 10/9/2017
  • everything ok - DESTI ALESSANDRO, Cving.com, 10/9/2017
  • Huge domain was easy to use, they followed through on what was promised and allowed us to finance our domain purchase over time, instead of outlaying all the cash up front. Great service! - Josh, WhiteLabelCo.com, 10/4/2017
  • More testimonials

IslamicNature.com

Own this domain today

Our Price: $1,495 (USD)

Questions?
Speak with a domain specialist!
Call us: 1-303-893-0552 M-F 9am - 5pm MST

© 2017 HugeDomains.com. All rights reserved.

Related Sites